Më 12.03.2024, ka vdekur në moshën 83 vjeçare gazetari e shkrimtari, Bajram Sefaj.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë një prej familjarëve të tij.
“Pas një sëmundjeje relativisht të gjatë, sot, më 12 mars 2024, kaloi në përjetësi axha im i shtrenjtë, Bajram Sefaj, doajen i gazetarisë së Kosovës”- ka shkruar Iir Sefaj në Facebook, nipi i të ndjerit.
Gazetari Bajram Sefaj ka lindur më 1941 në Novosellë të Pejës. Për shumë vjet ka punuar si gazetar në gazetën”Rilindja”, Televizionin e Prishtines, por ka qenë korrespondent për disa media të huaja.
Përveç gazetarisë, Sefaj është marrë edhe me krijimtari letrare. Ai është autor i disa veprave letrare në prozë, poezi e publicistikë.
Është autor i disa veprave letrare në tregime, prozë, poezi dhe publicistikë.
“Tri Pika”, “Rruga deri në kallëzim”, “Java ka shtatë ditë”, “Blu e gri”, “Shëtitje ëndrrash”, “Parisi kot” dhe “Ani çka” janë disa prej veprave të Sefajt.