in

Vdes Jeff Bieley, miku i Kosovës

Ka vdekur Jeff Bieley i cili njihej si mik i Kosovës. Ai ka ndërruar jetë në Florida.

Bieley ka qenë zëdhënës i OSBE-së, këshilltar i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), zv. Shef i ICO-s për veriun, shef i Zyrës Politike të OSBE-së në Kosovë, etj.

Për vdekjen e tij ka shkruar OSBE në Kosovë, duke iu shprehur ngushëllime familjes e miqve të tij.

“Me pikëllim të thellë mësuam për vdekjen e parakohshme të kolegut tonë të gjatë, Jeff Bieley. Gjatë kohës së tij me @OSCEKosovo dhe misionet e tjera ndërkombëtare, ai kontribuoi shumë në zhvillimin e Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqvesë tij të shumtë”, thuhet në njoftim.

Kronika e vrasjeve të paralajmëruara: Shaban Manaj

Tërmet i fortë “shkund” Shqipërinë