in

Vdekja e Zoje Prendit, na e kujtoi tragjedinë e qindra nënave shqiptare

E priti për 22 vjet drejtësinë për pesë djemtë e saj të masakruar në Mejë, por drejtësia nuk erdhi kurrë.

Sot, me vdekjen e saj, ajo, për herë të fundit, na e përkujtoi tragjedinë e saj dhe të qindra e qindra nanave të tjera shqiptare, anë e kënd Kosovës, bijtë e bijat e të cilave i vranë veç pse ishin shqiptarë dhe donin të jetonin të lirë. 

Zanin e dhimbjes së patregueshme me fjalë të këtyre ajkunave moderne, nuk po e mbyt vetëm kalimi i viteve, por edhe zhurma e grindjeve tona të brendshme, zhurma e hasmërive tona politike, lufta e ndyrë për pushtet, që po shtrinë pluhurin e harresës mbi tragjeditë si kjo e Zoje Prendit. 

E harresa, dihet, është falje e heshtur e krimit.

Lini një Përgjigje

Azem Shkreli: Mes nesh kanë hyrë shumë varre dhe gjak

Rusia tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshjet për fluturimet vëzhguese