in ,

Vdekja e Maradonës pasojë e neglizhencës së rëndë mjekësore

Prokurorët që hetojnë vdekjen e Diego Maradonës thonë se mungesa e mbikëqyrjes adekuate mjekësore të dhënë pas operacionit për një hematomë subdurale ishte “absolutisht neglizhencë”, i tha një hetues gjyqësor i përfshirë në rast të hënën agjensisë zyrtare të lajmeve Telam të vendit.

Më 3 nëntor, Dr. Leopoldo Luque kreu operacionin e suksesshëm të Maradonës për atë që zakonisht njihet si një mpiksje gjaku në tru. Ai më pas u lëshua nga spitali më 11 nëntor.

Hetuesi tha se po punohet për të përcaktuar nëse kishte “keqpërdorim, neglizhencë apo papërvojë mjekësore që mund të përbënte vrasje pa dashje”.

“Ajo që kemi parë është se sjellja [mjekësore] ishte absolutisht neglizhuese. Ishte një kujdes i mangët në shtëpi”, i tha hetuesi Telamit. “Nëse vërtetohet përmes gjetjeve të raportit mjekësor, mendimeve të ekspertëve dhe dëshmive të dëshmitarëve se kishte ndonjë lloj keqpërdorimi, [Leopoldo] Luque do të thirret për t’u marrë në pyetje.” 

Luque, e përshkroi Maradonën në një deklaratë si një pacient të vështirë për t’u trajtuar, por tha se u përpoq ta ndihmonte atë në çdo kohë.

“Diego urrente mjekët. Ai urrente psikologët, ai urrente të gjithë të përfshirë në shëndet. Diego kishte nevojë për ndihmë, por nuk kishte mënyrë se si të depërtoje tek ai,” tha Luque. “Përgjegjës për çfarë? Ne të gjithë bëmë më të mirën që mundëm. Të gjithë ne”. “Unë nuk isha mbikëqyrësi i kujdesit të supozuar [mjekësor] në shtëpi. Si do ta detyroni shtrimin në spital të dikujt që nuk dëshiron ndihmës shëndetësor as në shtëpinë e vet.”

Ndërkaq policia sot me urdhër të prokurorit të përgjithshëm të San Isidro, bastisi edhe apartamentin që përdorej për konsultime dhe shtëpinë private të psikiatres së Maradonës Augustina Cosachov. 

“Prokurori më la të kuptoj se sjelljet e saj mjekësore po hetohen,” u tha gazetarëve psikiatri Vadim Mischanchuk. “Këto janë masa rutinë, siç është rasti në të gjitha shkaqet e vdekjes së një pacienti, për të rindërtuar historinë e tij mjekësore.”

Cosachov ishte pjesë e një ekipi mjekësor që trajtoi Maradonën pasi ai iu nënshtrua një operacioni për gjakderdhje në tru në fillim të nëntorit. Ish-lojtari 60-vjeçar vdiq të mërkurën e kaluar nga sulmi në zemër në një shtëpi në një komunitet të mbyllur të Buenos Aires ku ai jetonte gjatë rehabilitimit të tij.CNN / CBC

Lini një Përgjigje

Joe Biden kryetari më pro-kurd i Amerikës

Indeksi i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 0.3 për qind