Barcelona është mundur sonte me rezultat 2-1 nga skuadra e promovuar sivjet në La Liga, Cadiz. Skuadra e Ronald Koeman u mposht në një ndeshje ku shumë pak u krijua nga skuadra katalunase, derisa gabimet në mbrojtje, sidomos ai i Ter Stegen i kushtuan me tri pikë skuadrës Blaugrane
Është duke vazhduar katastrofa në ekipin eBarcelonës. Skuadra e Ronald Koeman është mposhtur sot nga skuadra e promovuar në La Liga, Cadiz merezultat 2-1. Cadiz do të shënonte herët në pjesën e parë, qysh në minutën e 8-të me anë të Gimenezit.
Barcelonanë pjesën e parë pati disa mundësi të mira për shënim e ndër më të mirat ishte mundësia e minutës së 26-të ku goditjen e Messi nga gjuajtja e lirë e mbrojti portieri Ledesma.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë 1-0 tëCadizit. Në pjesën e dytë Barcelona vazhdoi mesulme dhe arriti që të barazoi rezultatin në minutën e 57-të me anë të një autogoli të Alcalas, i cili devijoi goditjen e Albas.
Kur u mendua që Barcelona do ta fitonte këtë ndeshje, nëskenë del edhe një gabim i Lenglet por sidomos i Ter Stegen, nga i cili gabim përfiton Alvaro Negredo dhe shënon golin e dytë për Cadizin.
Minutat në vazhdim ishin të tëra të Barcelonës të cilët vazhduan të sulmojnë portën e Cadizit.
Por, pavarësisht kësaj Cadizi u mbrojt mirë dhe e ruan vendin e pestë, kurse Barcelona zbret në vendin e 7 që ka dyndeshje më pak të zhvilluara.