in

Vazhdon fushata e VV-së në Klinë e Prizren

Kryetari i LVV-së i kandiduar për kryeministër, Albin Kurti, ka shkruar në rrjetin social Facebook se më 14 shkurt do të ndahet shapi prej sheqerit, qeverisja e keqe po shkon, ndërsa mirëqeverisja po rikthehet.

“Fytyra të mbushura me shpresë sot kanë vërshuar rrugët dhe sheshet e Klinës dhe Prizrenit.

Krejt shpresën e kanë te 14 shkurti, drejt referendumit gjithëpopullor, kur do të ndahet “shapi prej sheqerit”, qeverisja e keqe që po shkon nga mirëqeverisja që po rikthehet.

Nuk do të qeverisim nga inati apo për hakmarrje. Do të shërbejmë nga detyra dhe besimi, sipas programit dhe me ligj.

Me dalje masive dhe përkrahje listës së Lëvizjes me numër 127, një herë e mirë i japim fund avazit të vjetër dhe krejt Kosovën tonë e sjellim në binarë të drejtë të progresit”, ka shkruar Kurti.

Lini një Përgjigje

"Antonio Da Lézze & Hasan Riza Pasha"

Hoti: Qytetarët do t’ua tregojnë vendin atyre që kundërshtuan pavarësinë në vitin 2006