in

Vatikani dhe Ibrahim Rugova

Shkruan: Gani Mehmetaj

Vatikani në shekullin XX pati ndikim të madh në pavarësimin e ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë. Austro-Hungaria katolike e bëri shtetin shqiptar për hir të shqiptarëve katolikë. 

Vatikani nën udhëheqjen e Papa Gjon Palit të Dytë ishte qendra botërore që ndikoi në ndërkombëtarizmin e çështjes shqiptare në Dardani. I pari i Vatikanit ishte zëdhënësi më i fortë i shqiptarëve që vuanin nga diktatura jugosllave. Ati shpirtëror i katolicizmit e bëri mik prijësin e shqiptarëve të Dardanisë, Ibrahim Rugovën, me ndërmjetësimin e Kishës Katolike Shqiptare të Dardanisë, ndërsa përmes Papës, Rugova u takua më burrështetasit më të mëdhenj të kohës. 

 Polakët e Papës dhe shqiptarët e Rugovës kishin fat të përbashkët: polakët vuanin nga diktatura ruse, shqiptarët nga terrori serbë. Prandaj shqiptarët duhet ta çmojnë e ta vlerësojnë të shenjtë Vatikanin e Papa Gjon Palin e Dytë, duhet t’i ngrehin përmendore Papës së ndjerë.

Ndërkaq, serbët e rusët patën urrejtje patologjike ndaj Vatikanit, veçmas e urrenin Papa Gjon Palin e Dytë, mbrojtësin e shqiptarëve, sikurse e quanin. Rusët përmes turkut Agca bënë atentat kundër tij.

Të gjithëve na kujtohet vërshimi i lumenjve të fyerjeve e denigrimeve që i bëheshin Vatikanit nga gazetarët, shkrimtarët dhe intelektualët serbë. Urrejtja serbe ndaj Vatikanit është kultivuar prej se e mbajë në mend, edhe në fëmijërinë time.  

Urrejtja serbe e ruse ndaj Vatikanit po bartët gjithnjë e më shumë të një pjesë e shqipfolësve të Dardanisë. E kanë huazuar gjuhën fyese nga serbët, nuk e fshehin urrejtjen patologjike prej të marri kundër Selisë së Shenjtë, megjithëse edhe këta shqiptarë mjeranë e dinë se po të mos ishte edhe Vatikani, ata do të bridhnin nëpër botë si delet e humbua, apo do t’i linin eshtrat nëpër kodra e gërxhe.

Serbët e rusët, të vetëdijshëm për ndikimin e madh të Vatikanit, kanë nis ta marrin më të mirë Vatikanin, e kanë flakur gjuhën e urrejtjes kundër katolikëve, ndërsa mercenarët e Turqisë, Serbisë e shteteve arabe i nxisin shqiptarët me tru të shpërlarë ta fyejnë Selinë e Shenjtë.

 Serbët e rusët përpiqen ta bindin Vatikanin se janë ata që do ta mbrojnë Gadishullin nga invazioni islamik, pra edhe nga shqiptarët, ndërsa shqiptarët e financuar fshehtas nga Turqia, Serbia e arabët duan ta kërcënojnë Perëndimin se e keqja u vjen nga shqiptarët. 

Lini një Përgjigje

Stefano Marcelli: Bregoviç dhe filozofia e shqiptarëve

Sonja Biserko: Gjermania nuk e përkrah idenë e “Ballkanit të Hapur”