Sipas të thënave të publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave në Itali evidentohet fakti se vajzat italiane preferojnë të martohen, nga të huajt, më së shumti me shtetas marokenë dhe shqiptarë.
Kjo shpjegohet me faktin se shqiptarët dhe marokenët janë emigrantët më të shumtë në numër gjatë viteve të fundit. Italia është edhe vendi që ka dhënë një numër më të lartë të nënshtetësisë për shtetasit shqiptarë.
Kombinimet e shtetësisë së martesave të përziera janë shumë të ndryshme në varësi të gjinisë së bashkëshortëve. Në vitin 2021, burrat italianë u martuan me një shtetase rumun në 19.2% të rasteve, një ukrainase në 13.2% dhe një ruse në 7.1%.
Nga ana tjetër, femrat italiane që janë martuar me një shtetas të huaj më shpesh kanë një bashkëshort me nënshtetësi marokene (12,1%) ose shqiptare (9,7%)”, thuhet në raporton e Institutit italian të statistikave.
Sipas këtij raporti në vitin 2021 janë kurorëzuar 24.380 martesa me të paktën një dhëndër të huaj, më shumë se 10% e totalit, një rritje prej 29.5% krahasuar me një vit më parë.
“Pothuajse tre të katërtat e martesave kanë të bëjnë me çifte me një dhëndër italian dhe një nuse të huaj. Janë 4595 femra italiane që kanë zgjedhur një partner të huaj, 2.5% e numrit total të nuseve”, thekson raporti italian i statistikave.