Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli mbeten padyshim produkti më unikal dhe dy talentet më të spikatur të shekullit të 20-të në botën e letrave shqipe.
Fizikisht janë ndarë nga të afërmit por vepra e tyre bën jehohë sot kudo, brenda dhe jashtë kufijve.
Besiana, njëra nga vajzat e Ismail Kadaresë publikoi sot një foto të rrallë të dy kolosëve të letërsisë sonë bashkëkohore, kur ata ishin ende të rinj dhe talenti i tyre sapo kishin shpërthyer.
“Duke sistemuar arkivat e familjes, gjeta këtë foto të bukur të babit dhe Dritëroit të rinj” – shkruan Besiana Kadare krahas fotos që publikoi në profilin e saj Facebook.