Qazim Namani
Ushtria e tretë serbe që në fund të vitit 1912 e pushtoi Shqipërinë planifikonte të dilte në detin Adriatik, për ta plotësuar platformën e saj strategjike të hartuar sipas projekteve pansllaviste. Ushtria serbe për pushtimin e Shqipërisë së sotme u komandua nga gjenerali Bozidar Jankoviç.Ushtria serbe por sa e kaloje kufirin e Kosovës së sotme dhe hyri në zonëve Lumës, atje hasi në rezistencë të shqiptarëve. Bazuar në burimet e kohës dhe shtypin ndërkombëtar, ushtria serbe bëri masakra të mëdha ndaj popullatës civile në atë zonë. Raportet e kohës dëshmojnë për vrasjen e shumë fëmijëve, pleqve, grave dhe për djegien e 27 fshatrave në Zonën e Lumës.Ushtarët serbë qëndruan në Lumë, dhe nuk tërhiqej , shqiptarët në shtator të vitit 1913 u ngritën në kryengritje, por ushtria serbe e shfrytëzojë këtë rast që edhe njëherë të hakmerret duke bërë krime mizore ndaj popullatës së Lumës.
Sipas shkrimeve të Dimitrije Tucoviqit, ushtria serbe vrau me qindra banorë dhe dogji disa fshatra në Lumë.Për të gjitha këto krime të kryera nga ushtria serbe ndaj popullit shqiptarë, Serbia kurrë nuk është paditur në gjykatën ndërkombëtare, por përkundrazi krimet e kryera janë fshehur për qytetarët shqiptar dhe opinionin ndërkombëtar. Madje nga shqiptarët u nderuan vetëm ushtarët serbë!Për çudi nga mos njohja e krimeve, dhe terrorit që bëri ushtria serbe ndaj popullit shqiptar gjatë luftërave ballkanike, në varrezën e Sharrës në Tiranë, në vitin 1939 është ngritur një memorial kushtuar 522 ushtarëve serbë të “Brigadës së Moravës” që vdiqën gjatë viteve 1912-1913 në Shqipëri!
Vërtet është e pa kuptimtë që në Tiranë të ngrihet memorial për 522 ushtarët serbë pa u ngritur asnjë memorial për dhjetëra mijëra shqiptarë të vrarë dhe qindra mijëra tjerë të shpërngulur prej ushtrisë serbe gjatë këtyre luftërave!Administrata serbe, pasi i bëri gjithë këto krime dhe e kolonizojë Kosovën, përveç ndryshimit të strukturës së popullatës, ku solli kolon në tokat e shqiptarëve, bëri dhe ndryshimin e toponimeve të vendbanimeve. Administrata serbe, Hanit të Elezit, në kufirin e sotëm me Maqedoninë ja vuri emrin e gjenerali Bozidar Jankoviçit, duke pagëzuar Gjeneral Jankovic, ndërsa fshatin e kolonizuar me serbë afër Ferizajtë e pagëzojë më emrin e çetnikut serbë Vojisllav Tankosiqit, që i bëri krimet më të rënda ndaj popullatës shqiptare. Emërtime të ngjashme u vunë në të gjitha trevat shqiptare të pushtuara nga serbët.Ushtarët serbë gjatë këtij rrugëtimi të përgjakshëm nëpër trevat shqiptare vranë dhe masakruan me mijëra shqiptarë të pafajshëm, dhe i bënë shkrumb e hi qindra vendbanime shqiptare në Kosovë e Shqipëri.Foto 1. Të dhëna për masakrat e “Brigadës se Moravës” në Dibër, dhe gjatë rrjedhës së lumit të Drinit te Zi. Foto 2.
Në një fshat te Lumes për dy ore burgosen 500 shqiptar. Ushtria serbe i rrahu për vdekje dhe mbyti më shumë se 700 gra dhe fëmijë, Në varrezat e Sharrës, afër Tiranës, memorial i ngritur në vitin 1939, kushtuar ushtarëve serbë të vrarë në Shqipëri. Ushtarët i takojnë Batalionit të Dytë të Këmbësorisë së Brigadës së Moravës, nga Shumadija, të cilët kryen masakra ndaj shqiptarëve, në Kosove, Shkup, Dibër, dhe rrjedhës se lumit te Drinit te Zi . Gjatë viteve 1912-1913, u kryen masakrat çnjerëzore të ushtrisë serbe ndaj popullatës së pa mbrojtur shqiptare.