Ushtriaamerikane pezulloi nga puna 14 oficerë të lartë të martën dhe urdhëroindryshime të politikave pas një hetimi të gjerë të pavarur mbi sulmet seksualedhe dhunën në bazë, duke përfshirë vrasjen e një ushtareje në fillim të këtijviti.
Në një konferencë për shtyp të Pentagonit,Sekretari i Ushtrisë Ryan McCarthy tha se një bord i pavarur civil gjetiprobleme të përhapura në bazën e dytë më të madhe të ushtrisë amerikane, dukepërfshirë dështimet për të hetuar krimet dhe mungesën e besimit në parandalimine krimeve seksuale që çuan në krijimin e kushteve për sulme dhe ngacmimeseksuale.
McCarthy u tha gazetarëve se çështjet nëFort Hood, duke përfshirë një mori vrasjesh dhe zhdukjesh dhe një nivel më ilartë krimi se sa në çdo bazë tjetër të ushtrisë, “janë të lidhuradrejtpërdrejt me dështimet e udhëheqjes”. McCarthy tha se udhëheqësitpërcaktojnë kulturën dhe ai ishte shumë i zhgënjyer që këta udhëheqës “dështuantë krijonin në mënyrë efektive një klimë që i trajton të gjithë ushtarët medinjitet dhe respekt”.
Fort Hood është përballur me vëzhgimintensiv pas disa incidenteve të fundit, përfshirë vdekjen e oficeres VanessaGuillén, e cila u vra nga një ushtar tjetër në prill. Eshtrat e saj u gjetën nënjë gropë të cekët në qershor pas zhdukjes së saj.