in

Ushtari i dehur rus humb kontrollin mbi mjetin motorik – rrokullis sistemin raktor S-400 Triumf

Në afërsi të Tula, shoferi i ushtrisë ruse humbi kontrollin mbi mjetin motorik dhe rrokullisi sistemin raketor të mbrojtjes kundërajrore S-400 Triumf, që kishte të vendosura shumë raketa.

Mediat ruse raportojnë se raketat nuk kanë shpërthyer, kurse ushtari ka përfunduar me dorë të thyer, transmeton Telegrafi.

“Ushtari humbi kontrollin dhe u rrokullis sistemi raketor. Kamioni u rrokullis, por raketat nuk shpërthyen”, u tha përbri videos.

Për incidentin raportuan edhe zyrtarët e mediat ruse, por nuk e përmendën edhe alkoolin. Përdoruesit e rrjeteve sociale megjithatë këtë po e përmendin dhe assesi nuk pajtohen që ushtari 33-vjeçari ishte esëll.

Nuk dihet dëmi i shkaktuar në këtë sistem raketor. Megjithatë sipas informacioneve të ekspertëve ushtarakë, S-400 kushton mbi 160 milionë dollarë.

Lini një Përgjigje

Elezi: Janë hapur me kohë të gjitha vendvotimet në veri

Vrasje, alkool dhe prostituta: Ish-pjesëtarët e Wagnerit pas kthimit në shtëpi, po terrorizojnë qytetarët në Rusi