in

Ukraina sot po mbron Europën dhe shqiptarët

Shkruan: Skënder Sadri Kapiti

Ukraina, ky shtet demokratik i cili aspiron në antarësimin në BE dhe në NATO, dhe këto janë arsyet kryesore që e motivuan Rusinë e cila ndërmori këtë sulm pushtues kundër saj. Sot, Ukraina po mbron Europën. Dhe e dyta, Lufta e Ukrainës kundër pushtuesve rusë po mbron edhe shqiptarët. Kjo pasi, si shqiptarët që kanë armik historik serbo-rusët, ashtu edhe sot Ukraina po përballet me aleancën antishqiptare ruso-serbe, aleancë e cila është edhe armike e BE-së dhe e shqiptarëve. Mirëpo është për t’u habitur fakti se si ka mundësi që BE nuk e ndihmon seriozisht Ukrainën, por as shqiptarët, pasi megjithëse shqiptarët janë në pararojë të mbështetjes së Ukrainës, BE nuk përshpejton integrimin e Kosovës e Shqipërisë, por as liberalizimin e vizave dhe as antarësimin e Kosovës në NATO,por vetëm Kroacia, Turqia e SHBA kërkojnë që Kosova të antarësohet në NATO. Këtë shkrim po ua drejtoj si pyetje shqiptarëve të Shqipërisë se tani me luftën  pushtuese e kriminale të rusëve mbi popullin sllav të Ukrainës, se a e mësuat tani se kush janë serbo-rusët, këta armiq të egër të shqiptarëve. Tani a po e mësojnë shqiptarët e Shqipërisë se me cilët ka luftuar mbi 150 vite populli heroik i Kosovës për mbijetesë dhe për liri e të drejta kombëtare. Tani duhet ta besojnë shqiptarët dhe politika e Shqipërisë  se cfarë genocidesh të tmerrshme  kanë ushtruar sllavo-serbo-rusët kundër shqiptarëve të Kosovës. Tani le t’i lexojnë planet dhe projektet si dhe strategjitë e Mosko-Beogradit për ta asgjësuar, asimiluar dhe asgjësuar sobstancën kombëtare shqiptare. Tani duhet ta mësojnë shqiptarët e Shqipërisë se c’është nacional-patriotizmi, pasi ata nuk janë përballur direkt as me sllavët e as me grekët; por gjakun, sakrificat dhe rezistencën kundër sllavizmit e kanë bërë shqiptarët e Kosovës.

Tani dhe brezat që do vijnë në Shqipëri do t’i mësojnë të vërtetat historike dhe kombëtare, do ta mësojnë historinë dhe historitë e vërteta, sepse brezi i nostalgjikëve shqiptarë serbo-rusofilë , ata dhe bijtë e pinjollët e tyre të cilët akoma kanë nostalgjira për komunizmin sllav e stalinist,ata të cilët janë rritur dhe edukuar me revolucionin e Leninit, me luftën e klasave dhe me mitet e Ushtrisë së Kuqe e të Stalinit nuk kanë më shanse për të gënjyer e mashtruar sic vazhdon e bën kryeministri Edi Rama që regjimin dhe komunizmin në Shqipëri e quan dhe e thotë se komunizmi dhe Shqipëria Socialiste ishin në anën e duhur të historisë, si një justifikim të faktit se ai dhe regjimi i sotëm i Edi Ramës është në anën e duhur të historisë sepse është me Beogradin, pasi Rama  është për ndarjen e Kosovës dhe është për “Open Ballkanin”, për daljen e Serbisë në Adriatik; pra,  është kundër shqiptarëve, ashtu si ishte komunizmi enverist si gjatë luftës ashtu edhe gjatë sundimin të regjimit të tij; ashtu si ishte edhe regjimi i Berishës që furnizoi me karburante e armë genocidistët serbë të Millosheviqit, që deklarohej për autonomi kulturore për Kosovën dhe që i kërkonte  delegacionit shqiptar për të mos e firmosur Marrëveshjen e Rambujesë e cila i hapi rrugën bombardimit të Serbisë nga NATO e që solli Pavarësinë e Kosovës. 

Shikojeni dhe sot Tiranën politike, e cila akoma nuk ka miratuar rezolutë për dënimin e genocidit serb, por edhe vendosi taksën gjobë të “Rrugës së Kombit” për shqiptarët e Kosovës; kërkon pajtim me Serbinë pa e njohur Serbia, Shtetin e Kosovës, pa e njohur genocidin   dha pa kërkuar as falje për krimet, pastrimin etnik  e genocidin. Prandaj duke parë krimet ruse në Ukrainë dhe qëndrimin pro tyre të Serbisë, edhe po  i drejtohen opinionit në Shqipëri me këtë shkrim se: a po e mësoni tani të paktën se kush janë rusët e serbët, se sa armiq të mëdhej të shqiptarëve kanë qenë dhe janë akoma ata. Ukraina sot po lufton kundër  rusëve , por edhe kundër Serbisë,pasi Serbia ia ka borxh që ta mbështesë Rusinë kundër ukrainasve ashtu sikurse prej 150 vitesh që Rusia e ka mbështetur Serbinë kundër shqiptarëve. Ruso-serbët, projekti dhe strategjia e tyre ka qenë pastrimi i Ballkanit dhe asgjësimi i shqiptarëve. 

Që në shekullin e 18 dhe 19 projekti rusomadh ka qenë pushtimi i Dardaneleve dhe i Stambollit, dhe Stambolli të ishte kryeqyteti pansllavizmit që do të emërtohej Carigrad. Dhe me këtë objektiv të tyre , Ballkani  do të ishte sllavizuar i tëri, dhe do ishte pa shqiptarë dhe madje edhe  pa grekë. Mesdheu deri në Gjibraltar do të ishte det i rusëve, prej nga do të pushtohej pastaj e gjithë Europa.Prandaj dhe sot Rusia ka sulmuar Ukrainën , dhe në mbështetje ka Serbinë, sepse ata janë një dhe bashkë kundët popujve të tjerë, dhe në Ballkan kryesisht janë armiq të shqiptarëve.Ukraina sot lufton jo vetëm për veten e saj, por edhe për Europën , edhe për shqiptartët.

Lini një Përgjigje

Paradokset tona

I izoluar dhe i braktisur, rrëzimi i Putinit është vetëm çështje kohe