in

Ukë Rugova lirohet nga akuza për rastin e vizave italiane, reagon bashkëshortja e tij

Processed with VSCO with fr4 preset

Ukë Rugova, Astrit Haraqija, Qefser Baholli, Izet Beqiri sot janë liruar nga akuza lidhur me rastin e Vizave Italiane.

Në lidhje me këtë ka reaguar bashkëshortja e Ukë Rugovës, Blerta Kllokoqi Rugova e cila përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Sot po rilind një kohë e re”.

“Sot po Rilind një Kohe e Re! Sot po dalim nga ajo humnerë qe plot 9 vite te jetës na i gëlltiti. Do kompensojmë e do vazhdojmë aty ku e lamë e edhe më të fortë se kurrë” – shkruan ajo.

Kllokoqi-Rugova ka theksuar se Ukë Rugova mbetet personi më i afërt i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

“Uka ka qenë dhe mbetet personi me i afërt i Presidentit Rugova dhe njëkohësisht Uka është dhe mbetet enciklopedi në vete” – ka deklaruar Kllokoqi-Rugova.

Ajo u shpreh se ndien urrejtje ndaj gjithë atyre që sipas saj “Që orkestruan e sulmuan figurën e Presidentit Rugova përmes Ukës”.

“Me më pyet mua, edhe sot e kësaj dite shpirti më dhemb e ndjej urrejtje në brendësi ndaj gjithë atyre që orkestruan e sulmuan figurën e Presidentit Rugova përmes Ukës sepse nuk arritën ta bënin një gjë te tille sa ai ishte gjallë, por është Uka ai që nuk më lejon të ushqehem me urrejtje, se Presidenti kishte thënë, jemi pak dhe s’kemi asnjë shqiptar për te gjuajtur”- ka shkruar bashkëshortja e Ukë Rugovës, njofton Kallxo.com.

Lini një Përgjigje

Rikujtim për Xhemil Dodën (22.04.1915 – 09.03. 1976)

Syla: Prishtinalitë shkojnë për iftar në Graçanicë për speca n’pavllak e n’mazë