in

U vranë dhjetëra myslimanë nga myslimanët në Afganistan gjatë Ramazanit

Afghan security forces personnel are seen at the site of a car bomb attack in Kabul on May 31, 2017. At least 40 people were killed or wounded on May 31 as a massive blast ripped through Kabul's diplomatic quarter, shattering the morning rush hour and bringing carnage to the streets of the Afghan capital. / AFP PHOTO / SHAH MARAI (Photo credit should read SHAH MARAI/AFP/Getty Images)

Zakonisht gjatë ramazanit myslimanët vrasin myslimanë duke mos zgjedhur a janë gra, fëmijë a pleq. Bombat i kurdisin në xhami, autobus a në treg kur ka më së shumti popullatë.

Grupi militant Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm me bombë ndaj një autobusi pasagjerësh në Kabul të Afganistanit, që ndodhi më 30 prill.

Një grua u vra dhe tre persona u plagosën në sulmin me bombë, tha policia në Kabul.

Megjithatë, deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë në xhaminë Khalifa Sahib të Kabulit, që la të vrarë të paktën dhjetë persona dhe 30 të plagosur. Kreu i kësaj xhamie ka pretenduar se mbi 50 persona janë vrarë gjatë sulmit.

Dhjetëra persona janë vrarë në sulmet në Afganistan gjatë dy javëve të fundit të Muajit të shenjtë të Ramazanit, që përfundon më 1 maj.

IS-i ka marrë përgjegjësinë për disa bombardime që kanë pasur për cak kryesisht komunitetet sufiste dhe shiite. Më 22 prill, të paktën 30 persona u vranë në një shpërthim në një manastir sufist në Kunduz.

Lini një Përgjigje

32 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës

Kalifati i Mulla Ahmetit