in

U vra shtetasi i Kosovës në Gjermani

Policia dhe Prokuroria gjermane ka theksuar se “të shtunën një 38-vjeçar nga Bielefeld vdiq si pasojë e të shtënave në qendër të qytetit. Sipas këtyre institucioneve sutori ose autorët janë në arrati.

Në njoftim thuhet se sipas gjetjeve aktuale, viktima ndodhej në zonën e Obernstrasse  Klasingstrasse, kur “një ose më shumë autorë janë afruar dhe kanë qëlluar”.

Policia thekson se shtetasi kosovar, ka vdekur në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të rënda.

 “Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në zonën e qytetit Bielefeld. Vijon kërkimi për autorin ose autorët”, thuhet në njoftim.

Siç bëjnë me dije policia dhe prokuroria nuk ka rrezik për palët e treta të papërfshira në këtë incident, që ka përfunduar me vrasje.

Policia thekson se hetimet po kryhen nga skuadra e vrasjeve “Ober” në krye me kryedetektivin Alexander Scholz.

Mediat kryesore gjermane kanë shkruar për rastin duke theksuar se bëhet fjalë për ish -bokserin kosovar Besar Nimani. 

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë. 38-vjeçari është qëlluar me të dalë nga një restorant.

Nimani në karrierën e tij si boksier ka garuar në kategorinë supervelter. Ka pasur 27 meçe, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje. Nuk ka qenë aktiv që nga viti 2019.

Lini një Përgjigje

LEGJENDA E “KOSTANDINI DHE JUREDINA” U GJET PËR HERË TË PARË TEK ARBËRESHËT

Vëllai i boksierit Besar Nimani konfirmon vrasjen në Bielefeld