in

U vra një dhe dy u plagosen në Baks të Skenderajt

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur si pasojë e një mosmarrëveshje në fshatin Baks të komunës së Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana.

“Rreth orës 19:40 kemi marrë informacion për një rast për një mosmarrëveshje në fshatin Baks të komunës së Skenderajt, ku si pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ajo duke mos dhënë detaje tjera.

Ndërkohë, sipas burimeve i dyshuari që pretendohet se është fqinjë i viktimës, tanimë është i njohur për policinë.

Lini një Përgjigje

NDREK LUCA, AKTORI QË E URRENTE ENVER HOXHËN

Danas: 'Vuçiqi nuk e do krijimin e Asociacionit'"…