.Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Istogut, Ilir Ferati, për nder të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është bërë sot promovimi i librit të autorës Ardita Lajçi-Gjocaj “Hije që Mbesin”, Roman ky që rikujton të kaluarën dhe na shërben si mësim për të tashmen dhe për një të ardhme më të mirë.
Kryetari Ferati, i falënderoj të gjithë të pranishmit, me theks të veçantë znj.Ardita për promovimin e librit në komunën tonë si dhe ditën e zgjedhur për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, po ashtu kryetari tha se do të jemi gjithmonë të hapur për këto veprimtari.
Ndërsa autorja e këtij libri Ardita Lajçi-Gjocaj para të pranishmëve tha se: “Jam shumë e emocionuar që sot para jush po promovoj librin tim jo të fundit “Hije që Mbesin” po ashtu Lajçi-Gjocaj tha se jam shumë falënderuese, ndaj kryetarit Ilir Ferati zyrtarëve të tjerë për bashkëpunimin dhe mundësin që të promovoj librin tim në Komunën e Istogut.
Në fund të pranishmëve ju dhurua nga një libër me nënshkrim të autores.


