in

U plagosen tre të rinj në veri të Mitrovicës

Mbrëmjen e së hënës në Veri të Mitrovicës ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar. 

 Një përleshje ndërmjet disa të rinjve ka ndodhur në orët e vona të së hënës në Mitrovicë. Aty janë përdorur edhe armët e zjarrit.

Si pasojë, tre persona kanë marrë lëndime trupore. Dy nga ta kanë marrë plagë në këmbë, nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin disa persona janë shoqëruar për në stacionin policor.

Lajmin për KlanKosova e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.

Lini një Përgjigje

Osmanët “shqiptarë” janë nipër të gjysheve të përdhunuara

Barrierat tregtare të Serbisë