in

E mbyten në tortura vajzën që nuk e vuri shaminë si duhet

Një 22-vjeçare iraniane vdiq pasi u arrestua nga “policia e moralit” në vendin e saj. Ajo u akuzua se nuk respektoi rregullat strikte për mbulimin e kokës. Kjo ka shkaktuar zemërim në rrjetet sociale.

Dëshmitarët okularë thanë se Mahsa Aminin e rrahen teksa ishte brenda një furgoni policie. Ajo u ndalua të martën në Teheran. Policia i ka mohuar akuzat. Autoritetet thanë se Amini “kishte pësuar papritur një problem në zemër”.

Ky është i fundit në një serie raportimesh për brutalitetin ndaj grave nga autoritetet në Iran gjatë javëve të fundit. Familja e Amini tha se ajo ishte një grua e re dhe e shëndetshme. Ata shtuan se nuk kishte asnjë arsye shëndetësore që të shpjegonte një problem të papritur të zemrës.

Ata u informuan se ajo ishte dërguar në spital disa orë pas arrestimit të saj. Familja tha se ajo kishte kaluar në koma përpara se të vdiste të premten. Policia e Teheranit tha se 22-vjeçarja ishte arrestuar për “sqarime dhe edukim” në lidhje me hixhabin. Kjo është shamia e cila është e detyrueshme për të gjitha gratë.

Vdekja e saj vjen pas raporteve në rritje për akte represive kundër grave. Kjo përfshin edhe ato që gjykohen se nuk janë në përputhje me kodin islam të veshjes. Gratë ndalohen të hyjnë në zyrat qeveritare dhe banka.

Lini një Përgjigje

“Kur i pushkatonin rekrutët shqiptarë, ne të Kosovës qanim me dënesë, ata të Shqipërisë i përcillnin me duartrokitje…”

Islami agresiv ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Serbinë