in

U kthyen rrënjëve katolike, vetëm sot 100 burra e gra në Rugovë

Trendi i kthimit rrënjëve katolike nga feja islame po vazhdon.

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë kthyer në fenë katolike. Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.

“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator 2024, në zemër të Alpeve të Rugovës, e kryen obligimin më të shenjtë kombëtarë, duke e rikthyer në jetën tonë, lavdinë e dikurshme të të parëve tanë’, ka shkruar Arbër Gashi për Mujë Rugovën.

Sipas burimeve të TV Arbëria pritet që në ditët në vazhdim të ketë kthime në rrënjët katolike edhe nga qytetet e tjera, Peja, Deçani, Malisheva, Drenasi, Klina dhe Gjakova.

“Pikë uji” – filmi i Robert Budinës, që provokon shoqërinë shqiptare

Kur shqiptarët e arabaizuar bëhen terroristë