Kongresi amerikan të enjten konfirmoi fitoren e ish nënkryetarit të SHBA Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA dhe njoftoi se ai do të marrë detyrën në 20 janar.Pasi përfunduan disa orë debat dhe pasi kundërshtimet e republikanëve për rezultatet e votimit në shtetin e Pensilvanisë u refuzuan, Kongresi konfirmoi rezultatet e votave të kolegjit elektoral në 12 shtetet e mbetura, për të cilat nuk u kundërshtua.Duke konfirmuar numrin e votave të fituara në shtetin federal të Vermont, Biden tejkaloi pragun e kërkuar prej 270 votash.Pasi u konfirmuan rezultatet nga shteti i fundit alfabetik, Wyoming, u njoftua se Biden kishte mundur presidentin e tanishëm Donald Trump me një total prej 306 votash në kolegjin zgjedhor kundrejt 232.Presidenti i sapozgjedhur Joe Biden dhe nënpresidenti Kamala Harris do të përurohen në ceremoninë në 20 Janar.Kujtojmë, katër njerëz u vranë dhe 52 u arrestuan pasi mbështetësit e Presidentit të SHBA Donald Trump sulmuan Kongresin të mërkurën për të parandaluar konfirmimin e fitores në zgjedhje të pasardhësit të tij Joe Biden, njoftoi policia e kryeqytetit amerikan.Në një konferencë shtypi natën vonë, Shefi i Policisë së Uashingtonit Robert J. Contee tha se 47 nga një total prej 52 arrestimesh kishin të bënin me një shtetrrethim që fillon në 6 pasdite, dhe se 26 prej tyre u arrestuan në zonën e Kapitolit, raporton Reuters.Disa të tjerë u arrestuan për posedim të armëve pa leje ose të ndaluara.Contee shtoi se dy pajisje shpërthyese u gjetën në selinë e Konventave Kombëtare Republikane dhe Demokratike, dhe një paisje me kokteje Molotov u gjet në Capitol.Një grua u vra në përleshjet midis protestuesve dhe policisë dhe tre të tjera vdiqën për shkak të përkeqësimit të shëndetit në trazirat.