in

U hodhën fishekzjarre gjatë protestës së opozitës, lëndohen tre efektivë

Tre punonjës të policisë kanë përfunduar të lënduar në spital pas shpërthimeve me lëndë piroteknike në protestën e opozitës para kryeministrisë. Një prej punonjësve është lënduar në sy, një në dorë dhe një tjetër në fytyrë. Opozita protestoi sot për më shumë se 1 orë para kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Protesta ishte e qetë, përkundër disa momenteve kur u hodhën kapsolla dhe shashka drejt kryeministrisë.

Mbështetësit e opozitës u mblodhën pasditën e sotme para kryeministrisë në shenjë proteste kundër qeverisë. Protesta u zhvillua nën mbikqyrjen e forcave të shumta të policisë dhe nuk pati incidente të mëdha.

Roman i refuzimit ideologjik

Kosova përgatitet për zgjedhjet parlamentare të së dielës