in

U hap Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë

 

Rol vendimtar për hapjen e kësaj Zyre ka luajtur Gent Cakaj, ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë. Ai nëpërmjet një postimi ka thënë se hapja e kësaj zyre ka qenë detyrim kombëtar i kahmotshëm i Shqipërisë, por tani është edhe imponim i disa rrethanave politike

Postimi i Gent Cakajt:

Sot, me mbështetjen e drejtpërdrejtë politike, financiare dhe institucionale të Shqipërisë, për herë të parë janë hapur zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë! Kjo zyrë do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen dhe lartësimin e të drejtave themelore të shqiptarëve në Medvegjë. Hapja e kësaj zyre ka qenë detyrim kombëtar i kahmotshëm i Shqipërisë, por tani është edhe imponim i disa rrethanave politike: procesi i fshirjes së adresave të shqiptarëve ka zvogëluar dukshëm peshën politike të faktorit shqiptar në Medvegjë. Kjo zyrë, në bashkërendim të plotë me Shqipërinë, duhet të punojë fort në kundërshtimin e politikave të fshirjes krejtësisht të qëllimshme të adresave të shqiptarëve. Medvegja është pjesë e patjetërsueshme e Luginës së Preshevës dhe puna jonë për mbështetjen e faktorit shqiptar edhe në këtë qytet do të vazhdojë me përkushtim të plotë. Shumë shpejt do të fillojmë edhe me programin e plotësimit të shkollave me literaturë shqipe dhe trajnimit të mësuesve shqiptarë në Medvegjë. Shqipëria duhet dhe do të vazhdojë mbështetjen politike dhe institucionale për të gjithë shqiptarët në rajon.

Lini një Përgjigje

Ibri, jeta dhe mrekullia e Mitrovicës

Përfundoi protesta në ditën e tretë, Tirana u ngufat nga gazi lotsjellës