Pika kufitare e Merdares në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim., ka njoftuar policia e Kosovës.
“Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, ka njoftuar policia.
Rruga për në Merdar u bllokua më 27 dhjetor nga grupet serbe. Ata sulmuan edhe emigrantët që po ktheheshin në Kosovë për festa.