in

Turqia në krizë dramatike

 Bursa e Stambollit bllokohet dy herë, qytetarët në radhë për bukë të lirë

Turqia ndodhet në një situatë krize dramatike. Situata me ekonominë në Turqi po përkeqësohet çdo ditë e më shumë, ku zhvlerësimi i lirë është i paprecedentë. Banka Qendrore e vendit ndërhyri në tregun valutor për të mbështetur monedhën kombëtare, pasi ajo ra në nivelet më të ulëta historike kundrejt valutave të huaja.

Lira turke ka humbur 55% të vlerës kundrejt dollarit këtë vit, 51% kundrejt euros dhe 54% kundrejt paundit britanik, dhe kjo ishte hera e pestë në më pak se një muaj që Banka Qendrore e Turqisë ndërhyn në këtë mënyrë. Ndërhyrjet e tjera ndodhën në datat 1, 3, 10 dhe 13 dhjetor, por situata duket mjaft problematike.

Në të njëjtën kohë, kursi i këmbimit pasdite ra në rreth 18.5 Lira për dollar duke bërë që Bursa e Stambollit të ndërpresë dy herë shkëmbimet gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë që ndodh kjo, çmimet kanë shkuar në nivele të papërballueshme për qytetarët, një pjesë e të cilëve kanë filluar të mbajnë radhë në sportelet e hapura nga bashkitë për të blerë bukë me çmim më të lirë krahasuar me tregun.

Lini një Përgjigje

Mbi 775 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë të anticovid -19

Mërgimtarët pa vaksinë-në karantinë