Shkruan: Xhavit Beqiri
Nuk di a e ftoi edhe Cecën e Arkanit Bashkia e Korçës?!A e dinë këta prijësit e kësaj bashkie se duke e ftuar çetnikun Goran Bregoviq jo vetëm që e fyejnë rëndë Kosovën, por edhe e turpërojnë qytetin e tyre, qytetin e Mësonjëtores së vashave. Ku janë intelektualët, krijuesit, arsimtarët, nxënësit, studentët… patriotët e qëmotit, që nuk ngrihen në këmbë kundër këtij turpi?! Apo – mos e dhëntë Zoti – a ç’u bën për ndjenjat e kosovarëve?! Të na vijë serbi e të na kënaqë me këngë çetnike, në mes të Korçës, kush mërzitet që ai mbështeti gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë!!!
Turp, Korçë, turp!!!
Autori është pedagog në Universitetin e Prishtinës