Një rast i shit-blerjes së votës është goditur nga policia në qytetin e Vlorës. Autoritetet bëjnë me dije se janë proceduar penalisht dy persona, një shtetas turk me inicialet A. B., 23 vjeç që kishte ofruar para për vota dhe një person tjetër, J. M., 24 vjeç, që ka marrë paratë, për sigurimin e votës të disa personave të njohur prej tij.
“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.