in

Turk elhamdulilah!

Shkruan: Ndoc Bushgjoka 

Turk elhamdulilah !

Tri vite më parë një Enver, eh këta enverët nga Enver Pasha masakruesi i armenëve, te Enveri masakruesi i shqiptarëve, e deri te Enver “profesori”, e  pra Enveri me një shkrim tipik islamik dënonte me aforis e anathematis ambasadorin e Kosovës në Paris Qëndrim Gashi, për një shkrim të këtij të fundit në gazetën  “Le Figaro”.

 “Eshtë e drejtë e besimtarëve myslimanë që të reagojnë ndaj këtij veprimi”  – shkruante Enver  “profesori”, dhe shtonte duke dashtë me ba një kontrabalancim se kjo e drejtë e tyre qëndron “ashtu siç është e drejtë e besimtarëve katolikë të reagojnë kur fyhet Krishti, Nënë Tereza apo Skëndërbeu.”

        I ashtuquajturi Enver me mbiemrin Bytyçi,  (dyshoj se ai mbiemër fisnik t’i takojë vërtet nga prejardhja),pasi konkludonte se çdo gjë është shkërmoqur, shtonte se “më duhet të kujtoj se shtylla kryesore e padëmtuar e bashkimit kombëtar është dhe mbetet harmonia fetare.”

                     Shkrimi ishte për  “tradhëtarët”.  Dhe  “tradhëtarja” në rastin konkret ishte zonja Jozefina Topalli, dhe i tradhëtuari ishte Lulzim Basha.

Komentin e parë e kishte bërë një Milushe nga Tropoja. Ajo për të përforcuar mendimin e Enverit shkruante se:  “nga anët tona thonë mos i beso katalikit se ata jane te pabese”, dhe shtonte se  “mu kujtua Jozi katalike “. (Nuk dinte se shkruhet katolik-e e jo katalike).Enveri , me gazmend, i jepte pëlqim, në vend që të mbante qëndrim. Por jo nuk di ai nga ato dreqni. Ai di se tek ne ka vetëm  “harmoni fetare”.Pas tri vitesh Enveri, sapo merr vesh se një grup shqiptarësh distancohen nga yryshi antishqiptar i allahakberristave shkruan i nxirë e i mavijosur:”Po lexoj jo pa shqetësim një lëvizje që paska nisur në Deçan për ndryshimin e fesë.”Dhe shton porosinë e tij “Ex cathedra:”Por në këtë rast tërheq vëmendjen në disa aspekte”:”Konvertimet duhet të jenë të natyrshme. Pa organizime dhe shoqata, pa format e presionit masiv ose mashtrimit masiv.”Tani, kush po mashtron, kush po bën presion ? Këtë Enveri nuk e thotë, por sipas tij  ” thellojnë nxitjen e ekstremizmit fetar.”Në vazhdim të fjalës së tij të çoroditur, ai Enveri shkruan se ata që flasin për ekstremizëm islamik dhe ortodoks thonë të pavërteta dhe se kjo nuk qëndron dhe është antihistorike.Harron Enveri se turqit osmanë erdhën si pushtues me ideollogjinë e islamit dhe e pllakosën atë ideollogji terrori në bashkëpunim me kishën ortodokse të Fanarit dhe kishat ortodokse anembanë sinisë ballkanike. Ortodoksia ishte shërbëtore e bindur e sulltanit dhe ndihmëse e palodhur e sulltanit kalif islamik kundër shqiptarëve në radhë të parë dhe Kishave të tyre katolike. Serbët nuk e morën dhuratë Kishën e Deçanit nga shqiptarët, por peshqesh nga sulltani turk kalif i islamit.Por këto janë gjëza për Enverin islamik.Harron ose bën sikur harron Enveri islamik se pse shqiptarët muslimanë thoshin  “jemi turq elhamdulilah”.Nëse do të dijë se si ka ndodhur metamorfoza e shqiptarëve nga shqiptarë në muslimanë e pastaj në turq, nëse nuk u beson shqiptarëve të sotëm, le të lexojë poezinë e famshme “Turk elhamdulilah”,  të intelektualit, atdhetarit dhe poetit Esad Mekuli.

Turk Elhamdulilah

Turku me shpate ka pre,

Europa dridhet, ushton…

Ne Kosove luftuam dhe ne- 

 Liri, kush s’të don ?

Me shpate me zjarm sundoi,me shekuj liri s’kemi pa,

Tirani mbi ne gërmoi :

-Je turk, elhamdulila !

Fenë me kombesi e njisoi,

muslim e turk s’ka da,

Deshti dhe emnin t’na harroi:

– Je turk, elhamdulila !

Dhe gjuhën tonë e ndaloi,

Kush turçe s’flet, fe s‘ka

Ashtu, thanë, feja  urdhnoi:

– Je turk, Elhamdulila !

Je turk ! Je turk ! 

–  kanë shti

Shqiptarin me shekuj, 

pa da,

E nji ditë ndër ne u ndi:

–  Jam turk, Elhamdulila !

Lini një Përgjigje

Pas masakrave ndaj shqiptarëve, Arafati e ftoi Milosheviçin në festime

“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” – vepër emblematike e letërsisë shqipe