in

Tucker Carlson: Udhëheqësit tanë po sillen si Enver Hoxha shkaku i pandemisë

Tucker Carlson për emisionin e tij në Fox News, deklaroi se liderët kryesisht demokrat duan që t’i anulojnë Krishtlindjet në emër të pandemisë. Ai thotë se ky keqpërdorim i pushtetit i ka hije vetëm diktatorëve “Si Enver Hoxha i Shqipërisë dhe disa perëndive fenikase”.  Ai i akuzon ata për hipokrizi, dhe për sulm në vlerat familjare të amerikanëve.  Carlson në  vazhdim të emisionit të tij thotë se derisa bizneset e vogla po fundosen, të pasurit kanë shumëfishuar pasurinë e tyre, duke aluduar në fitimet e kompanive si Amazon, Twitter, Facebook etj 

Disa nga udhëheqësit tanë e dinë se Krishtlindjet janë më të mëdha se sa ata, andaj po përpiqen me të madhe që t’i anulojnë ato. Krishtlindja është pothuajse këtu. Zakonisht, është koha më e lumtur që e kemi. Këtë vit, për dallim nga të gjitha vitet tjera, Krishtlindjet kanë një  rezonancë më të thellë, diçka më afër kuptimit të saj origjinal. Në një kohë krize, ju në mënyrë të pashmangshme filloni të mendoni për gjërat që do t’i injoroni po të ishit më të zënë e më të kënaqur.Në përgjithësi, njerëzit priren të bëhen më shpirtëror, më haptazi religjioz kur vuajnë. Kjo nuk është aksidentale, në fakt, mund të jetë edhe ana pozitive e vuajtjes. Për një moment ju jeni duke menduar më thellësisht e jo vetëm deri aty se kur do të vijë porosia e ardhshme e Amazonit.Sigurisht, jo të gjithë janë në favor të përqendrimit tek gjërat më të mëdha, më të qëndrueshme – si familjet tona, çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është e vërtetë, dhe për vetë përjetësinë e jetës. E gjithë kjo tenton të zvogëlojë fuqinë e njerëzve të ngarkuar me udhëheqjen e botës sonë të përkohshme. Sepse atëherë, për arsye që shihen qartazi, ne do t’i marrim udhëheqësit tanë më pak seriozisht kur kujtohemi se edhe ata janë njerëz ashtu si ne. Edhe koha e tyre do të kalojë. Vdekja është e pashmangshme. Kjo mund të jetë diçka që nuk ju lejohet ta thoni në këtë vend, por edhe sot e kësaj dite është e vërtetë, dhe ndoshta duhet të bëjmë një pauzë para se t’i shkatërrojmë të gjallët në emër të përpjekjes për të eleminuar vdekjen.

Politikanët e kuptojnë këtë kërcënim. Ata e kanë kuptuar që Krishtlindjet janë më të mëdha se ata dhe si rezultat, disa prej tyre po përpiqen me të madhe që ta anulojnë atë. Në fillim të kësaj jave, menaxheri i incidenteve në CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve), Dr. Henry Walke, deklaroi se, “gjëja më e mirë që amerikanët mund të bëjnë në sezonin e ardhshëm të festave, është që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos udhëtojnë”. Duhet ta dini se Dr. Walke është një produkt i Shkollës së Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg. Ju mund t’i mbani mend ata si njerëzit që këtë verë po inkurajonin publikisht trazirat e Black Lives Matter në qytetet tona për shkak të arsyeve mjekësore.

Tani dëgjoni Joe Biden derisa shpjegon se sa amerikanë do të vdesin nëse nuk i anulojmë Krishtlindjet:

BIDEN: Ne ka të ngjarë të humbasim edhe 250,000 njerëz të tjerë, që do të vdesin prej tani deri në janar. A po dëgjoni? Sepse njerëzit nuk po i kushtojnë vëmendje.

“Më dëgjoni? Eja njeri! Bëj atë që të thuhet! Anulo Krishtlindjen, ose të paktën ndalo së ecuri”. Ashtu është, ecja tani është një veprim jo-patriotik, ashtu sikurse biçikleta dhe çdo kontakt me automjetet me rrota. Kjo është fjala nga Los Angjelosi, qyteti ynë i dytë për nga madhësia, i cili sapo ka nxjerrë një ligj të ri për koronën. Ai ndalon “të gjitha udhëtimet”, përfshirë “udhëtimet në këmbë, biçikleta, skuter, motor, automjet ose tranzit publik”. Vetë lëvizja tani është e paligjshme.

“Na vjen keq, fëmijë, është urgjencë e shëndetit publik, pasaportat e brendshme janë në rrugë e sipër. Megjithatë, në ndërkohë, ju keni Netflix dhe marihuanë, kështu që mos u ankoni.”

Në rast se jeni të hutuar nga ky udhëzim, Eric Garcetti do të donte ta bënte atë shumë më të thjeshtë për ju. Titulli i Eric Garcettit është kryetari i bashkisë së Los Angjelosit. Por me kalimin e viteve, roli i tij është rritur. Ai tani ka pushtet të tillë që dikur mendonim se i kishin vetëm Enver Hoxha i Shqipërisë dhe perëndi të caktuara antike fenikase:

GARCETTI: Mesazhi im nuk mund të jetë më i thjeshtë: Është koha të qetësohemi. është koha të anuloni gjithçka, dhe nëse nuk diçka esenciale atëherë mos e bëni. Mos u takoni me të tjerët jashtë shtëpive tuaja. Mos organizoni tubime. Mos merrni pjesë nëpër mbledhje.

“Është koha të anuloni gjithçka”, komandon Lord Garcetti dhe kur ai thotë “gjithçka”, ai e ka me gjithë mend “gjithçka”, derisa e përfshinë edhe kohën më të shenjtë të festimit me familje, edhe vetë iluzionin e vullnetit të lirë. Ju dikur ishit qytetar. Tani jeni të nënshtruar. Gjithçka u desh ishte një fjali e vetme nga Eric Michael Garcetti.

Një pandemi si kjo jep fuqi të tilla. London Breed e kuptoi mjaft herët këtë mundësi. Breed është kryebashkiakja e San Franciskos, me sa duket e zgjedhur në bazë të emrit të saj magjepsës, pasi që nuk ka ndonjë kualifikim tjetër të dukshëm. Më 30 tetor, Breed deklaroi se festat janë “ngjarje ku virusi super përhapet” dhe dha lajmin e trishtuar se nuk mund të festojmë asgjë këtë vit.

BREED: Ajo që kemi parë gjatë pushimeve, fatkeqësisht, është një rritje në numrin e rasteve sepse njerëzit po vendosin që të rrijnë së bashku. Dhe nganjëherë këto ahengje, këto ngjarje dhe këto tubime, mund të bëhen super-përhapëse. Duhet vetëm një person i infektuar për të infektuar, e dini, të gjithë njerëzit që morën pjesë në atë aheng. Edhe pse ky vit do të jetë një sakrificë, sakrifica ia vlen.

Vetëm tetë ditë më vonë nga kjo deklaratë, dhe London Breed shihet duke shijuar disa nga ushqimet më të shtrenjta në botë në restorantin French Laundry në Napa. Ashtu si guvernatori Gavin Newsom, Breed është e tmerruar nga pasojat e tmerrshme në shëndetin publik të kësaj pandemie nëpër të cilën po kalojmë, por jo edhe aq e shqetësuar sa të jetë e gatshme që të prish rahatinë e saj, pa marrë parasysh sa e vogël që mund të jetë. Nuk ka Krishtlindje për ju, por London Breed duhet të hajë. Dhe momentalisht ajo është në disponim për disa manikota me rrënjë selino, e ndjekur ndoshta nga një faqe viçi ardhur nga fermat Snake River Farms, e cila kushton 310 dollarë për një copë.”Sakrifica ia vlen”.

Steve Adler, kryetari i bashkisë së Austinit të Texasit, e kupton sakrificën. Nëse keni qenë në Austin kohët e fundit, ka mundësi që keni vërejtur një numër të madh të të varurve nga droga e të sëmurë mendërisht duke u dhjerë nëpër trotuare, duke vjedhur dhe duke plaçkitur njerëzit. Vepër kjo e bërë nga Steve Adler. Steve Adler dëshiron ta bëjë Austin më mikpritës për njerëzit që kontribuojnë më së paku, dhe e ka bërë këtë. Gjithashtu, edhe pse është e panevojshme të thuhet, ai ka qenë jashtëzakonisht i shqetësuar për koronavirusin, aq i shqetësuar sa i ka urdhëruar zgjedhësit e tij që të qëndrojnë në shtëpi gjatë gjithë kohës. Adler i informoi ata për këto masa përmes një videoje të bërë nga një vendpushim në plazhin meksikan. Ai ka fluturuar atje me aeroplanin e tij privat, së bashku me një mori njerëzisht me të cilët nuk ka lidhje familjare. Tingëllon si goxha kënaqësi por ju mos e provoni sepse Steve Adler mund t’ju dënojë. :

ADLER: Dhe atëherë na duhet, e dini, të rrimë në shtëpi sa më shumë që mundemi. Bëni gjithçka që është e mundur që ti mbajmë numrat poshtë. Kjo nuk është kohë për relaksim.

Po, përveç nëse keni një aeroplan privat që po fluturon në drejtim të Kabo-s, përndryshe qëndroni në shtëpi. Ky ishte mesazhi i kryetarit Adler për njerëzit e tij nga plazhi meksikan.

Pra, çfarë nxjerrim nga e gjithë kjo? Sigurisht se është hipokrizi, por është edhe më e thellë se kaq. Njerëzit që po na japin këta urdhra shumë specifikë, vetë nuk u besojnë atyre urdhrave. Ata nuk i besojnë gjërave që po i thonë. është e qartë që ata në të vërtetë nuk mendojnë se COVID-19 është shumë i rrezikshëm. Nëse do të mendonin se ky virus është shumë i rrezikshëm, ata do të ndiqnin urdhrat e tyre, por nuk janë duke e bërë këtë.

Për shembull, Nancy Pelosi dhe Dianne Feinstein, të dyja janë mbi 80 vjeç. Ato janë në grupin më të rrezikuar nga kovidi. E megjithatë e dimë – sepse e kemi parë në video – që asnjëra nuk shqetësohet aq shumë për COVID-19 sa të mbajnë maska në jetën private.Atëherë çfarë ju tregon kjo? Ju tregon gjithçka, dhe madje edhe njerëz të ngadaltë si ne kanë filluar ta kuptojnë. Të mërkurën në mbrëmje, u bë një protestë jashtë një taverne në New York të quajtur Mac’s Public House. Asnjë rast i koronavirusit nuk është gjurmuar në këtë tavernë, andaj pronari i lokalit nuk pranoi që ta mbyllte. Ai donte të jetonte njejtë si Gavin Newsom, si  London Breed dhe Nancy Pelosi. Ai donte të jetonte si një njeri i rritur në Amerikë.

Fatkeqësisht për të, ai i shprehu këto pikëpamje me zë të lartë – faktikisht në televizion – dhe kjo medoemos që nuk është e lejueshme. Ai u arrestua pothuajse menjëherë pas prononcimit. Por pas këtij arrestimi, një turme njerëzish iu mbush kupa. Askush nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ose Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg nuk e mbështeti atë protestë. Kishte llojin e gabuar të politikës dhe për këtë arsye ishte një rrezik serioz shëndetësor për kombin (me sa duket nuk ka mjaft vandalizëm), por ne mund të presim edhe më shumë protesta sikurse kjo.

Efektet e këtyre bllokimeve, sakrificat që na kërkohet të bëjmë, nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë vendin. Disa njerëz, një grup i vogël njerëzish, duken më të lumtur se kurrë. Ju vini re një farë gëzimi e një vetë-kënaqësi të gjallëruar pas maskave të tyre ndërsa lehin urdhra për juve. Ndërkaq të gjithë të tjerët po shuhen nga një vdekje e ngadaltë.

Edhe një pyetje për të gjitha këto: Nëse bllokimet funksionojnë, pse nuk kanë dhënë rezultat deri më tani? Ne kemi ndjekur gjithnjë e më shumë urdhra specifikë gjatë gjithë vitit. Ka disa njerëz të cilët i kanë shpërfillur ato, por shumica u janë bindur atyre, sepse kjo është Amerika dhe njerëzit këtu duan të bëjnë gjënë e duhur. E megjithatë, edhe një vit pastyre, numrat vazhdojnë të rriten. Pra, a kemi nxjerr mësimin se në të vërtetë kemi nevojë për shumë më shumë nga gjërat që nuk kanë funksionuar deri më tani? Nëse po, atëherë si funksionon kjo  saktësisht? Fox News 

Lini një Përgjigje

Në Bruksel nuk shkojmë për t’i bërë favore Serbisë, kemi mbështetjen e SHBA-së

Vazhdon përplasja SHBA-BE për dështimin e Ramës