in ,

Tucker Carlson president i Amerikës më 2024

Brenda Partisë Republikane të Amerikës ka gjithnjë e më shumë zëra se në zgjedhjet e vitit 2024, është Taker Karlson (Tucker Carlson) ai që duhet të garojë për president. Karlson është gazetar dhe komentues politik në televizionet amerikane. Ka punuar për CNN, MSNBC, The Weekly Standard, dhe që nga viti 2016 udhëheq emisionin “Tucker Carlson Tonight” në Fox News. Që nga qershori i këtij viti, ky emision është më i shikuari në Amerikë mesatarisht me 4.33 milionë shikues për episodë.

Andrew England është gjithashtu konservator, ka qenë zëvëndës drejtor për operacionet në zgjedhjet e Partisë Republikane të Teksasit. Ai në këtë artikull tregon atmosferën e brendshme të kësaj partie, dhe arsyet se përse Tucker Carlson duhet të garojë.

Më 20 janar, Joseph R. Biden do të bëjë betimin e detyrës dhe do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte e pashembullt, me të dy kandidatët që morën totalin e votave më të larta të cilitdo në historinë e këtij vendi.

Por Partia e Vjetër madhështore mbetet ende në një situatë të rëndë. Ne kemi humbur votën popullore në shtatë nga tetë zgjedhjet e fundit presidenciale, dhe kemi humbur votën elektorale në pesë nga ato.

Pra, tani gjindemi në një udhëkryq. Si mund t’i mbajë Partia Republikane gati 73 milion votues të Trampit, gjersa mirëpret edhe ata që nuk pranuan ta mbështesnin për shkak të retorikës së tij të ashpër dhe sjelljes jopresidenciale?

Së pari duhet t’i bëjmë vetes dy pyetje: Çka ishte ajo që energjizoi bazën e Trampit, por që gjithashtu energjiozi kundërshtarët e tij?

Përgjigja në pyetjen e parë është se ai ndërtoi një lëvizje populiste të periferive. Ai siguroi një rrugëdalje për amerikanët e harruar që kërkonin të hakmerreshin ndaj “establishmentit” të mediave dhe politikanëve. Ata ndjejnë se jakë pikërisht këta njerëz fajtorë për hendekun e krijuar në të ardhura, luftërat e pafundme në Lindjen e Mesme dhe globalizimin ekonomik.

Shumë ish-demokratë në Rust Belt mbështetën Trampin mu për këtë arsye. Shtetet që dikur ishin blu tani janë shtete të lëkundura, ose në rastin e Ohajos, plotësisht të kuqe (republikane). 

Por saktësisht e kundërta ka ndodhur në Arizona, Gjeorgjia dhe Teksas, falë komenteve të panumërta e të panevojshme që bëri presidenti i 45-të amerikan, e të cilat ofenduan një pjesë të madhe të elektoratit.

Pra, kush mund ta ndihmojë Partinë Republikane të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në 2024-tën? Duhet të jetë dikush që mund të aktivizojë dhjetëra miliona amerikanë patriotë që përbëjnë atë që quhet “shumica e heshtur”. Por duhet të jetë gjithashtu një person që mund ta bëjë këtë pa pasojat edhe pse të paqëllimshme që ndoqën Trampin nga pas si re të zeza.

Përgjigja është Tucker Carlson.

Prezantuesi i Fox News-it dhe drejtuesi i “Tucker Carlson Tonight” do ta mbajë koalicionin e krijuar nga Trampi pa tjetërsuar blloqet kryesore të votimit për të cilët republikanët kanë shumë nevojë. Në orën 19:00 çdo ditë punuese të javës, ai flet për të njëjtat çështje që çuan presidentin në fitore në 2016. Por ai është në gjendje ta bëjë këtë në mënyrë efektive pa fyer miliona votues të mundshëm.

Karlson është i vetëdijshëm për pakënaqësinë e përhapura me llojin e konservatorizmit të epokës Bush. Ai përqafon të njëjtat ide populiste që sollën sukses si për Donald Trampin poashtu edhe për Bernie Sanders. Asnjë nga këta individë nuk do të ishin parë si kandidatë seriozë para zgjedhjeve të vitit 2016.

Por duket se kombi amerikan është lodhur nga mediat që u flasin me nënçmim atyre. Ata po e shohin që gjithnjë e më pak ka punë të denja e që paguhen mirë për punëtorët që nuk kanë një diplomë kolegji. Ata po pyesin veten se pse ushtarët amerikanë po vdesin në luftëra të pas 11 shtatorit, kur dihet që Osama Bin Laden ka gati një dekadë që ka vdekur. Kjo është arsyeja pse megjithë numrin e pafund të të metave të karakterit të Trampit, më shumë se 73 milion amerikanë prapë se prapë votuan për të.

Tucker Carlson e kupton këtë më mirë se kushdo. Kjo është arsyeja pse ai duhet të jetë i nominuari Republikan për president në 2024-tën. Galveston County Daily News

Përktheu dhe përgatiti: Valmir Mehmetaj

Lini një Përgjigje

Kryesia vendosi që dy seanca plenare të mbahen të premten

SHBA vendosin sanksione ndaj Turqisë për shkak të sistemit raketor rus