in

Trump uron Pashkën: ‘Gëzuar të gjithë, përfshirë edhe të çmendurit radikalë të majtë që duan të shkatërrojnë Amerikën!’

Ish Presidenti i SHBA Donald Trump postoi një mesazh të Pashkëve të dielën duke uruar pushime të lumtura për “të gjithë” dhe më pas përsëriti një teori konspirative në lidhje me mashtrimet zgjedhore që shkaktoi sulmin e 6 Janarit në Kapitolin e SHBA.

“Gëzuar Pashkët për të gjithë, përfshirë të çmendurit radikalë të majtë që manipuluan zgjedhjet tona presidenciale dhe duan të shkatërrojnë vendin tonë,” tha ai.

Duke qenë se ish-presidenti u ndalua nga media sociale pas kryengritjes në janar, mesazhi i tij i Pashkëve përmes Twitter u nda nga përdoruesit aktivë, përfshirë reporterin e New York Times Kenneth Vogel.”Jezusi nuk mund ta ketë thënë më mirë”, shtoi Vogel mesazhin.Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden në mesazhin e tyre të Pashkëve inkurajuan Amerikanët të vaksinohen ndërsa vendi kalon Pashkën e dytë në hijen e pandemisë covida-19.

Në një mesazh në Twitter, Biden e quajti vaksinimin një “detyrim moral” dhe shkroi: “Ne ju urojmë familjeve tuaja shëndet, shpresë, gëzim dhe paqe. Gëzuar Pashkët për të gjithë!”

Ish Presidenti Barack Obama gjithashtu foli me rastin e Pashkëve: “Shpresoj që këtë Pashkë të gjithë të gjejmë kohë për të reflektuar mbi bekimet që gëzojmë dhe shpresën që kemi për një të ardhme më të ndritur”, shkroi presidenti i 44-të në Twitter.

“Familja jonë i uron të gjithëve një Pashkë të sigurt dhe të mbarë”, thuhet në mesazh.

Llogaritë në Twitter të lidhura me Presidentët Bill Clinton dhe George W. Bush nuk ishin aktivë të Dielën në mëngjes.

Në një cicërimë nga Carter Center, themeluar nga ish Presidenti Jimmy Carter, ata u uruan ndjekësve Gëzuar Pashkën.

Lini një Përgjigje

Mbi 70 të vdekur nga përmbytjet në Indonezi dhe Timorin Lindor

Mediat gjermane: Vjosa Osmani është presidentja e re