in

Trepçë: minatorët e bllokuar dalin nga miniera

Plotësuar) Tashmë situata është zgjidhur dhe minatorët e mbetur të bllokuar në minierën e Stantërgut, kanë nisur të dalin mbi sipërfaqe.

Për më shumë se pesë orë ata kanë mbetur të bllokuar, shkaku i një defekti në rrjetin e energjisë elektrike, jashtë minierës.

Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Minatorëve, deklaroi se rryma është rikthyer dhe brenda pak minutave pritet të dalin nga miniera të 127 minatorët që kanë mbetur të ngujuar.

E kryeshefi i Trepçës, Enis Abdurrahmani, ka deklaruar se gjendja e minatorëve është e mirë.

Ndërkohë, drejtori i Trepçës, Behxhet Vinarci, në deklarim për RTK-në, konfirmoi se avaria me rrymë ka ndodhur rreth orës 11:30.

Sipas tij, pas  përkeqësimit të motit, rrufeja ka goditur dy shtylla në afërsi të minierës duke bërë që të ndërpritet furnizimi me energji elektrike të ashensorëve.

Ai tha se për këtë arsye,  minatorët ka në mbetur të ngujuar, kurse ekipet e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sanuar defektin.

Lini një Përgjigje

Avokatja kërkon që në Shqipëri burrat të martohen me shumë gra!

Me protestë, prindërit kërkojnë rikthimin e fëmijëve në shkollë