in

Treni godet veturën në Jagodë të Klinës: Një i vdekur e tre të lënduar

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Jagodë të Klinës, ku treni në relacionin Prishtinë – Pejë e ka goditur një veturë.

Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25.

“Sapo kemi marrë informacionin për aksidentin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit nga personat në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të lënduarit janë dërguar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, tha Gashi.

Rrethanat e këtij aksidenti janë ende nën hetim nga autoritetet përkatëse.

RECENCË për "Muri i Heshtjes", botim i UET PRESS: Një autopsi mbi pushtetin barbar

Me vetëdije apo pa vetëdije, u vu Opozita e Kosovës në aleancë me Listën Serbe dhe Vuçiqin, për rrëzimin e Kurtit !