in

Tre sulmuesve të gazetarit Syla, u shqiptohen nga 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji paraburgim për secilin.

Kjo masë u  është shqiptuar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lini një Përgjigje

Kërkesë për vendosjen e bustit të Gani Kryeziut në Sheshin “Vëllezërit Kryeziu”, Gjakovë

Çfarë ndodhi në gjyqin e të riut që nxori dokumentet e Pentagonit