in

Tre kolosët e Pejës-Qerim Begolli

Shkruan av. Zanfir Kryeziu

Në librin e Vlonjatit prof dr.Bardhosh Gaçe “Ata që shpallën Pavarësinë Kombëtare me 1912” për veprimtarin patriotike të Qerim Begollit thuhet:

“Begolli Qerim Bej ka lindur në Pejë në vitin 1874 në një familje të njohur për veprimta- rinë kombëtare. Qysh në fund të shekullit të kaluar u përfshi në kryengritjet antiosmane

të Kosovës. Në vitin 1898 ishte një nga veprimtarët e Lidhjes Shqiptare të Pejës. Haxhi Zeka e ngarkoi me detyrën e ndihmësit të Mehmet Pashë Dërrallës në organizimin e veprimtarisë së kësaj Besëlidhjeje në Tetovë, Gostivar dhe Manastir. Mehmet Pashë Dërralla e cilësonte “një sokol me vërsë për gjallërimin e ndjenjave kombëtare. Mori pjesë në kryengritjet antiosmane[1] të viteve 1908-1912, ku u shqua në Kuvendin e Ferizajt dhe luftimet e Mitrovicës,Ferizajit dhe Grykën e Kaçanikut. Iu përgjigj thirrjes Riza bej Gjakovës dhe Isa Boletinit për mobilizimin e luftëtarëve të Pejës e Gjakovës në kryengri- tjen antiosmane.Në nëntor 1912 mori pjesë në Kuvendin e Vlorës për Shpalljen e Pavarë- sisë Kombëtare si delegat i Pejës. Në qershor 1914 ishte ndër anëtarët e delegacionit të Kosovës që u takuan me Princ Widin në Durrës. Në vitet më vonë dha kontributin e tij 

 në Komitetin “Mbrojtja Kombëtare” e Kosovës, ku bashkëpunoi me Hasan Prishtinën, Bajram Currin, Idriz Seferin dhe Mehmet Pashë Dërrallën, si dhe luftimet kundër forcave pushtuese serbe e malazeze. Në vitin 1918 mbajti fjalim mbi varrin e Mehmet Pashë Dërrallës, ku tha:“Ky fatos i Lirisë Shqiptare,ishte mësuesi ynë që na ngjalli shqiptarinë në shpirt dhe në armët tona…” Një jetë të tërë ky luftëtar i shquar popullor mbrojti të drejtat e Kosovës dhe protestoi kundër dhunës e reprezaljeve që ushtruan shovinistët serbë në këto troje.U pushkatua në vitin 1945 nga forcat ushtarake serbe, sepse kërkonte bashkimin e Kosovës me dheun amë”. Qerim Beu ishte i martuar me një bijë të bejlerëve të Prishtinës-nga dera e Xhemajl Begut dhe e Hasan Begut të Prishtinës dhe la vetëm një djalë, Skënderin. 

Ne këtu bëmë një paraqitje të veprimtarisë së Qërim Beg Mahmudbegollit në mbështetje të të dhënave historike dhe të dhënave nga kujtimet e dy personaliteteve të shquara Eqrem bej Vlorës dhe Sejfi Vllamasit që lanë pas vetes kujtimet e shkruara për jetën e vet dhe kontaktet që patën me Qerim Beg Mahmudbegollin. Sipas të gjitha dëshmive ai ishte një patriot i përkushtuar i çështjes shqiptare, çështjes së Kosovës. Qerim Begu la Kosovën edhe në një robëri sllavo-komuniste, ia vranë dy vëllezërit, Xhevatin, prefekt i Pejës i masakruar tmerrshëm, dhe Rifatin, Minister i Ekonomisë në Qeverinë Shqiptare të Rexhep Mitrovicës në vitin 1944 i cili vdiq (ose u vra në burg të Tiranës?). I dorëzuar nga pushteti enverian, zyrtarëve të OZN-ës, në rrugën prej Podgorice për në Pejë, e likuiduan bandat çetnike-partizane jugosllave. Atëherë ishte në një moshë të shkuar, me brenga për fatin e Kosovës e vëllezërve dhe të të vetmit djalë që kishte Skenderit, student i mjekësisë në Vjenë, mbaroi jetën e vet përplot përpjekje për çështjen e kombit.

Ai u ngrit qysh në rininë e hershme të tij për të mbrojtur truallin shqiptar, kishte idealet e larta mu në kohën më të vështirë. Ai sakrifikoi gjithçka që kishte në betejën e madhe të popullit shqiptar me armiqtë e të gjitha llojeve. Ai i përkiste një shtrese shoqërore që gëzonte të gjitha privilegjet e kohës, por ideali i tij i lartë e vuri atë në radhët e para të atdhetarëve të gatshëm për t’u flijuar. Ai ishte i vetëdijshëm për fatin e vet, por, këmbënguli në luftën për interesa nacionale deri në dhuratën më të shtrenjtë që mund të japë një njeri-jetën në altarin e atdheut.Me modestinë më të madhe do ta thosha se Qerim Beg Mahmudbegolli, gjatë tërë jetës së vet, u përpoq me mish e shpirt për çështjen shqiptare. Qerim Beg Mahmudbegolli ishte patriot e vetëm patriot, i përkushtuar për të dhënë krejt çka pati për Shqipërinë e lirë dhe demokratike, për Kosovën dhe truallin tjetër shqiptar brenda saj.Këtë e provojnë veprat e tij!

Në kujtimet e Sejfi Vllamasit, kur flitet mbi Klubin e Shkupit, veprimtarinë e “Komitetit të Kosovës” dhe për veprime tjera patriotike të personaliteteve aktive në politikën shqiptare, patjetër Qerim Beg Mahmudbegolli zë një vend të spikatur në mesin e atyre që u flijuan për çështjen shqiptare. T`ia lamë fjalën vetë Sejfi Vllamasit thotë autori:

“ Klubi i Shkupit… me patriotë të rinj me plot entuziazëm, si: Rrok e Luigj Berisha, Rexhep Mitrovica, Bedri Peja, Halim Gostivarri, Qerim Begolli, Salih Gjuka, e të tjerë, janë angazhuar në një luftë për vdekje me xhonturqit deri në shpërthimin e kryengritjeve të armatosura”.

Më tej Vllamasi, duke bërë fjalë për afrimin e italianëve në afërsi të Shkodrës, me qëllim të pushtimit të këtij qyteti, shkruan edhe për Qerim Begollin ku thotë: Italianët kishin mbërritur deri në Bahçellëk, por nga frika e austriakëve nuk guxonin të hynin në Shkodër. Bataloni gjurmues“Chasseur alpin”, francez, u dërgua nga komanda franceze me urgjencë nga Kosova. Shtigjet i kaloi nën udhëheqjen e patriotëve kosovarë, Hysni Curri, Qerim Begolli, Bedri Peja etj., të cilët ishin larguar nga Kosova me rastin e riokupimit të kësaj nga ushtria serbe”.Për veprimtarinë e “Komitetit të Kosovës” dhe veprimtarinë e Qerim Begollit, Vllamasi shkruan:

“Komiteti i Kosovës nën kryesinë e Hoxha Kadriut ka qenë i përbërë prej Bedri Pejës, Salih Nivicës, Bajram Fevziut dhe prej meje. Bedri Peja njëkohësisht kryente detyrën e sekretarit dhe Salih Nivica ishte drejtor i gazetës “Populli”, organ i Komitetit. Këshilltarët, që në rastet e nevojshme merrnin pjesë në bisedimet, ishin Hamit Gjylbegu, Riza Dani, Hysni Curri (nip i Bajram Currit) dhe Qerim Begolli

“Komiteti i Kosovës” mori pjesë aktive në Kongresin e Durrësit me një delegacion nën kryesinë e Hoxha Kadriut e me anëtarë Riza Danin e Qerim Begollin.

Vllamasi mbi orientimin politik të Komitetit të Kosovës shkruan:“Kosovarët-përveç rinisë intelektuale,si:Rexhep Mitrovica, Beqir Vokshi, Halim Gostivarri, Bedri Peja,  Ibrahim Jakova e Osman Tetova, luftëtarët e Rilindjes Kombëtare, paria kosovare: Bajram Curri, Qerim Begolli, Xhemal Prishtina, Hasan Prishtina dhe prapa këtyre gjithë masa emigrante kosovare, kishin bindje se duke iu mbështetur politikës italiane do të çlirohej Kosova e robëruar nga Jugosllavia: Kjo shpresë ata i bashkoi me italofilët dhe, në atë kohë jashtëzakonisht të vështirë, i shtuan radhët e kundërshtarëve tanë”.Qerim Begolli ndiqej këmba/këmbës nga pushtetarët e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene respektivisht  Mbretëria Jugosllave.Në një dokument që posedon autori dëshmohet se Qerim Begolli përgjigjej si fajtor për veprimtari të tij armiqësore në “radhët e kaçakëve” në bazë të nenit 243 lidhur me nenin 244 të Ligjit Penal dhe se është i evidentuar në regjistrin e  të arratisurve-kaçakëve nën numrin rendor 73 si kaçak i deklaruar, andaj si i till është jashtë ligjit dhe se kushdo që e vret ose e sjell të gjallë merr shpërblim prej 500 dinarësh. 

Në dosjen “Çështja shqiptare” dhe “Komiteti i Kosovës”të kontraspiunazhit të gjeneral- shtabit të ushtrisë jugosllave, e cila mbahej me kujdes, thuhet:“Gjatë vitit 1930, gjenerali italian Pariani, përpiqej t`i organizonte në “Komitetin e Kosovës” ata nacionalistë shqip- tarë, të cilët punonin në bashkimin e Kosovës me Shqipëri, dhe të cilët përgatisnin dhe dërgonin kaçakë të armatosur në territor të Jugosllavisë[2]… Në këtë dosje ndodhet edhe emri i Qerim Begut…

Qerim Beg Mahmudbegolli po ashtu ishte i deleguar në tubimin e Junikut, dhe në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare në Vlorë me 1912.

Ishte nënkrytar i “Komitetit të Kosovës”, i cili u përpoq për bashkimin e territoreve shqiptare.Në fund të jetës së tij ishte edhe anëtar i Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit.

Duhet theksuar se idealet e Qerim Beg Mahmudbegollit nuk ishin çifligjet. Ai këto i gëzonte pa asnjë pengesë në kohën e osmanëve, por, pa marrë parasysh çifligjet, ai u ngrit në luftë pa kompromis kundër mu këtyre privilegjeve të veta për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Këtë e provoi më në fund me jetën e vet.

  

Presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 2012 këtë veprimtar të çështjes kombëtare e dekoroi me ‘Urdhrin e Lirisë”[3].

  

Lini një Përgjigje

Ronaldo në Arabinë Saudite për 200 milionë euro në vit

Hovenier: 2023 të sjell paqe dhe zgjidhje që u shërben të gjithë kosovarëve