in

Tre fëmijë nga Kosova arrijnë në Izrael për shërim

Ambasadorja Demiri falenderon “Save a Child’s Heart” për mundësinë e shërimit të tyre.

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka bërë të ditur se në Izrael kanë arritur tre fëmijët së bashku me nënat e tyre, të cilët do të marrin trajtim mjekësor.

Demiri në Twitter ka falënderuar organizatën “Save a Child’s Heart” për mundësinë e shërimit të tyre.

“Dje fëmijët tanë së bashku me nënat e tyre arritën në Izrael, me emocione të përziera shqetësimi dhe shprese. Save Child’s Heart faleminderit për afrimin e zemrave dhe shpëtimin e tyre. Ambasada e Kosovës do të ketë një udhëtim të gjatë me Erandën, Rrustemin dhe Endritin gjatë qëndrimit të tyre në Izrael”, ka shkruar Demiri.

Lini një Përgjigje

“The Times of Israel”: Donika Gërvalla, çështja e ambasadës në Jerusalem është punë e kryer

Gjyqi ndaj Albulena Haxhiut, Pal Lekajt, Donika Kadaj-Bujupit e Besa Baftiut