in

Tradita e kulinarisë shqiptare pjesë e festivalit gastronomik

Tradita e kulinarisë shqiptare u prezantua ditën e sot në festivalin e gastronomisë në Porto etno zhvilluar në Kroaci. Ishin anëtaret e Bashkësisë Shqiptare të Shoqatës së grave të Ishullit Krk të cilat kishin përgatitur specialitete e ushqime të ndryshme të kuzhinës Shqiptare. 

Në këtë festival marrin pjesë të gjitha pakicat kombëtare që jetojnë në Prefekturën bregdetare malore të cilën e organizon qyteti i Rijekes. “Si çdo herë duart e arta të grave Shqiptare befasuan këndshëm gjithë ata të cilët patën rastin të provojnë këto ushqime të shijshme” shkruhet në njoftimin e shoqatës.

Lini një Përgjigje

Vladimir Markoviq:“Edhe Zoti vajton për KRlMET që policia e Serbisë ka kryer në Kosovë”

“Izolohet Hungaria, Parlamenti Europian i tregon “derën”