in

Tony Blair mban sot fjalim në Kuvendin e Kosovës

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair, sot do t’u drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ora 10:00.

Para seancës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Tony Blair, ish-Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Blair do të deklarohen për media.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ish- kryeministrin britanik, Tony Blair.

Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, më 1999, Blair ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Ai, bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, konsiderohen si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në atë kohë.

Në shenjë admirimi për kontributin që ka dhënë, në Kosovë u është vënë emri i tij disa fëmijëve të lindur pas luftës, e të cilët tash janë në moshën 25-vjeçare. 

Lini një Përgjigje

Gjendet i pajetë në një ishull grek prezantuesi britanik i BBC

Macron shpërndan Parlamentin francez pas fitores së të djathtës ekstreme