in

Tomislav Markoviq: Lufta është kthyer në shtëpi

Tani gjaku po rrjedh në qytetet serbe dhe jo më në qytetet kroate, boshnjake dhe të Kosovës. Lufta po kthehet në shtëpi.

Banda që filloi katër luftëra në vitet 1990, që bëri kërdi nëpër fqinjësi, kreu krime të shumta lufte, shkatërroi gjithçka që mundi të gjente, bëri fatkëqinj miliona njerëz dhe ndërtoi karrierë mbi këto – tani dëshiron të fillojë diçka të ngjashme në tokën e saj. Meqenëse nuk mund të eksportojnë më luftë jashtë kufijve të Serbisë, radikalët e të gjitha llojeve duan të shtypin pak popullin e tyre, ata tashmë i kanë shtypur të gjithë të tjerët dhe ata tash janë përtej mundësive të tyre (…)

Pasojat e mëkateve të harruara

Profiterëve të luftës  kurrë nuk u është marrë prona e plaçkitur, kriminelët politikë nuk janë lustruar, ligji i lustracionit nuk është zbatuar kurrë dhe SPS dhe SRS nuk janë ndaluar, falë Koshtunicës, njeriut që ruajti vazhdimësinë me epokën dhe regjimin e Millosheviqit. Të gjitha këto janë vetëm pasojat e atyre mëkateve të shumë kohë më parë, për shumicën mëkate të harruara.

Shumica dërrmuese po bëjnë sikur nuk e kanë idenë, duke mohuar gjenocidin në Srebrenicë, nuk kanë dëgjuar kurrë se Sarajeva ishte nën rrethim, nuk kanë idenë se gjysma e shqiptarëve të Kosovës u dëbuan nga Kosova, nuk dinë për kamionët frigoriferikë, nuk kanë idenë për varret masive, nuk u interesojnë kampet e përqendrimit, fshatrat e djegura, qytetet e shkatërruara, vitet e vrasjeve masive dhe shtypjes së fqinjëve tanë të parë.

Dhe tani e gjithë ajo fshehje e së keqes nën qilim, bërja e marrëveshjeve me kriminelët, tolerimi i më të keqes së botës ka marrë fund. Tani gjaku po rrjedh në qytetet serbe dhe jo më në qytetet kroate, boshnjake dhe të Kosovës. Lufta po kthehet në shtëpi. Të njëjtët kriminelë po e rikthejnë atë, sepse kanë mbetur të pandëshkuar, sepse janë shpërblyer për krimet e tyre nga kjo shoqëri e kalbur.(Teksti i plotë në linkun në koment).

Përgatiti dhe përktheu në shqip:

Dush Gashi

https://tacno.net/tomislav-markovic-rat-se-vratio-kuci/

ME VRA, OSE ME U VRA…

Në prag të samitit Trump – Putin Evropa po digjet, ndërsa Serbisë po i del flaka !