in

Tolaj: Numri i vdekjeve nga COVID-19 do të jetë i lartë edhe për disa javë

Nga marsi e deri në dhjetor të këtij viti, mbi 1 mijë kosovarë kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Numër i madh i vdekjeve janë regjistruar edhe ditët e fundit. Vetëm gjatë te enjtes, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar për 22 vdekje nga kjo sëmundje. Por, a do të vazhdoj të jetë i lartë numri i vdekjeve edhe gjatë javëve në vijim?

14 të infektuar me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në vend. Numri i lartë i vdekjeve nga kjo sëmundje do të vazhdojë edhe gjatë javëve në vijim, pavarësisht se numri i rasteve të reja mund të ulet.

Së paku kështu paralajmëron infektologu kosovar, Ilir Tolaj, i cili ka shpjeguar edhe arsyen për këtë.

“Vdekjet si rregull shkojnë për 2-3 javë prapa infeksioneve. Kështu që numri i vdekjeve mund të vazhdoje të jetë i lartë, edhe për disa javë, edhe pse numri i rasteve të reja me COVID-19 mund të jetë në rënie”, ka thënë Tolaj, për Express.

Krahasuar me valën e parë të pandemisë, Tolaj thotë se ka më pak të vdekur.

Ai ka drejtuar kritika në adresë të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, duke thënë se s’janë në gjendje që të dalin as me një analizë kaq të thjeshtë.

“Numri i vdekjeve në raport me numrin e të infektuarve nuk është më i madh sesa që ka qenë me gjatë valës së parë. Numri i të infektuarve në valën e dytë është dukshëm më i madh se në valën e parë, kurse numri i vdekjeve mesatarisht është më i vogël. Është e vërtetë, IKSHP nuk është në gjendje që të dalë as me një analizë kaq të thjeshtë dhe atë ta bëjë publike për opinionin”, ka thënë Tolaj.

Numrin më të ulët të vdekjeve në këtë valë të pandemisë, Tolaj e lidh me moshën e të infektuarve.

“Në botë, gjatë valës së dytë të pandemisë, shihet se ka një numër më të vogël të vdekjeve në krahasim edhe me të infektuarit edhe me të hospitalizuarit. Kjo për shkak se grupmoshat e të infektuarve janë me të reja dhe për shkak se mjekët kanë një eksperience për mjekimin e këtyre rasteve. Shkaqet e njëjta mund të jenë deri diku edhe tek ne. Fatkeqësisht disa vende, madje edhe të rajonit bëjnë përjashtim nga ky rregull”, ka thënë Tolaj, për Gazetën Express.

Lini një Përgjigje

Robertson: Koronavirusi ka ardhur nga lakuriqët e natës të importuar nga Kina

Maqedoni, 24 viktima dhe 984 raste pozitive me COVID-19