in

Tjetër i mitur gati u mbyt në det

Një tjetër fëmijë ka rrezikuar të mbytet këtë shtunë. Mësohet se një 6-vjeçare ka rrezikuar mbytjen në Vlorë, në plazhin “Uji i Ftohtë”. 6-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.07.2022, rreth orës 20:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore në spitalin e Pediatrisë Vlorë, një shtetase e mitur, e moshës 6 vjeçe, e cila ka rrezikuar të mbytet në plazhin “Uji i Ftohtë”. 6-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Kosova strehon gazetaren e nëntë ukrainase

Regjistrimi i popullsisë-në gjysmën e vitit 2023