Emisarët e Titos i realizuan të gjitha apetitet e tyre që ta dëmtojnë Shqipërinë, që ta plagosin në palcë dhe t’i mbysin me mijëra e mijëra shqiptarë në Kosovë dhe troje tjera të banuara me ta, ndër to edhe masakra e Tivarit, derisa politika shqiptare në Tiranë me apetite për pushtet u tregua fare e ligë, dhe tragjike, me një fjalë në sy të saj u bë “gjenocid” mbi shqiptarët.Kjo që ndodhte n ‘atë kohë, po ndodhë sot me politikën e Erdoganit në Dardani dhe në të gjitha trojet shqiptare!N’atë kohë ideologjia marksiste -leniniste ishte bërë “gjarpër” i rrezikshëm për kombin, sot ideologjia fetare e Erdoganit është bërë Tika-Thika pas shpinës.Disa klerikë shkojnë deri aty dhe publikisht thonë:
“ Në kohën e sulltan Muratit, në Kosovë kishte vetëm 1% shqiptarë dhe se falë sulltan Muratit Kosova u bë e banueshme me shqiptarë myslimanë”, po ta përkthejmë këtë farë të ndytë do të thotë se “ne ishim turq” që na emëruan “arrnaut”, deri sa myftiu i BIK-ut thotë “Sullatn Murati nuk ka vdekje”, tjetri thotë, “vepra e Sulltan Muratit është heroike”, e sa e sa budallaqe tjera nga emisarët e vehabizmit, dhe kjo lejohet nëpër vende kulte dhe publike po ashtu, pa pasur fare frikë nga këto idiotësi që propagandojnë teza të rrezikshëm, teza anti-kombëtare.
Në kohën e Titos, partitë politike shqiptare ranë në “gojë të ujkut” pa u brengosur fare për fatin e kombit dhe në veçanti të popullit shqiptarë të mbetur nën prangat e Jugosllavisë së Titos, ashtu si edhe më herët në “kralevinën jugosllave” qytetari ynë do të vritet dhe do të detyrohet t’i lëshojë trojet e veta duke emigruar në Turqi, marrëveshje kjo me pushtetin jugosllav!Të themi ishte kohë “turbullimesh” , çka nuk falen gabimet, po sot në kohë lirie, të bie Dardania në kthetra të vehabizmit, të Erdoganit, “mik e armik” është e tmerrshme, mik i Serbisë, mik i politikes e armik i kulturës shqiptare, vallë ku jemi?Pra, ideologjitë janë të rrezikshme!
Tito e njohu i pari pavarësinë e Shqipërisë, që të jetë “mbret i Ballkanit”, dhe e kërkonte këtë me çdo kusht, sot “Open Ballkan”, është kërkesë e Serbisë dhe e Turqisë me ndihmën e politikës së ligë shqiptare, në kthetra të Serbisë dhe Turqisë, dy shteteve që na kishin sunduar 500 vjet dhe ndaluar libër e shkollë, e 100 vjet tjera po aq të tmerrshme sidomos në Dardani dhe trojet tjera shqiptare!Sot në Dardani numërojmë me qindra e qindra xhamia me para të pista, e me një rini që me çdo kusht kërkon ta lëshojë atdheun pasi që atyre nuk u sigurohet as minimalja për ardhmëri, aty sot lulëzojnë tezat e Serbisë dhe Erdoganit!
Prishtina është shndërruar në Al-Prshtinë, vashave të reja kërkohet t’u vemi shamija të zeza!!!!
09/09/2022