in

Tirania e Moskës barbare mbuloj çdo vatër shqiptare me lot dhe në zi

Foto: Zanfir Kryeziu, Said Kryeziu

 Shkruan av.Zanfir Kryeziu

 Mesazhi i zotit Said Kryeziu, sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë” dhënë popullit shqiptar përmes valve të radios “Evropa e Lirë”

 Motra dhe vëllezër

 Pas një kohe po më ipet rasti që përmes valëve të radios “Evropa e Lirë” t’ju drejtohem edhe një herë dhe t’ju dërgoj përshëndetjet e përmallueshme të një biri t’uaj që në arrati – së bashku me të tjerët po mundohet që më në fund edhe në vatrat tona të robënueme, të varfënueme e të përgjakura, të mund një ditë të shpejtë të rikthehet liria, të rikthehet mundësia e jetesës.

Kur terrori të jetë rrokullisur së bashku me protagonistët e tij, Shqipëria etnike do të jetësohet. Me kënaqësi të veçantë, pranova ftesën që më bëri Radioja ”Evropa e Lirë” për intervistw. Në fund të zemrës s’ime, ndjej gëzim të komunikoj me ju, por edhe trishtim të pakufishëm kur përfytyroj dramën t’onë kombëtare në të cilën është katandisur kombi ynë liridashës.

Më duket si një ëndërr, një ëndërr e tmerrshme, qysh prej shekujsh, por sidomos prej 1939-es s’po na lenë me marrë frymë, e po na bënë që syt t’ona most të kenë kohë të thahen prej vajit të episodeve fatkeqe e të vazhdueshme që goditën vendin t’onë.

Më kujtohen çfaqjet e atdhe-dashurisë të 1939-es.Kryengritja dhe qëndresa heroike përball armikut. Më kujtohet këtu fillimi i vitit 1941 kur situata e Ballkanit shtoj një fije shprese për shpëtim nga zaptuesit, më kujtohen këtu përsekutimet, vuajtjet, burgimet dhe fushat e përqëndrimit, malet e shkrepat e përgjakura me gjakun e djemve më të mirë të tokës arbërore, ku ne bijtë e Shqipërisë, me shpirt në dhëmbë, përpiqeshim me i çliruar tokat t’ona.

Me mijëra heronj ranë në fushën e nderit si me le. Detyrën ndaj atdheut e kryen ashtu siç u ka hije, ashtu siç e ka pasë zakon shqiptari; të vdesë për nderë e për atdhe !

Por mjerisht, pas gjithë kësaj pjesëmarrje të gjallë të popullit Shqiptar në luftën për liri, në gjirin e vendit, për faqe të zezë të fisit arbëror, u rritën ca gjarpinj helmues, u ngritë një klikë gjakatare  që për pushtet tradhtoj idealet e dëshmorëve, gjakun dhe jetën e tyre që dhanë për mëmëdhe.

Tirania e Moskës barbare mbuloj çdo vatër Shqiptare me lotë dhe në zi.Ca pjella bastarde të vendit tonë përqafuen ideologjinë sllavo/komuniste me çka e ndihmuan shtrirjen e pansllavizmin në trevat t’ona. Tragjeditë t’ona ishin dhe mbetën fuqia jonë, përpjekjet tona ishin një arsye nderi dhe krenarie, çka na kanë forcue, na kanë bashkue në dhimbje, në hallët t’ona, për jetë e në vdekje. Këto sakrifica kanë shtue simpatinë e botës perëndimore për luftën tonë të drejtë kundër diktaturës komuniste dhe besimin se ne jemi një komb i pa-vdekshëm dhe guximtar.

Prandaj, motra dhe vëllezër, në emër të komitetit kombëtar “Shqipëria e Lirë” ju premtoj se së shpejti, së bashku me aleatët tonë anglo/amerikan do ti çfarosim tiranit dhe tiranët e fundit, dhe ate nga më i vogli e deri te ai më i madhi i tyre Stalini. Ti popull që qysh prej më se 12 vjet më parë u hodhe në luftë për të ruajt pavarësinë, ti që godite pa pushim zaptuesin e huaj dhe mbete në këmbë me çetat nacionaliste, ti që prej 1941-tes nga veriu e pastaj nga jugu, u lidhe me luftën e bijve që nuk prisnin urdhra nga jashtë, por Shqipërinë e deshën si shtet i së drejtës, si shtet me demokraci properëndimore , ti popull që luftove për indipendencë për ruajtjen dhe mbrojtjen e tërësisë teritoriale me Kosovën si pjesë integrale e të pandashme të saj, ti nuk nund të bjerrësh!

Ti je çelnikos në këto luftra,vetëm përkohësisht kriminelët e tashëm të Tiranës, bijtë të degjeneruar dhe të mallkuar të kombit t’onë, ta zunë gurmazin,dhe pengojnë luftën t’onë për çlirimin e plotë të tokës arbërore, pengojnë përparimin e jetës së vendit, çlirimin e bujkut, përmirësimin e jetës së punëtorit, vendosjen e një drejtësie shoqërore,vëllezërimin e popullit anë e mbanë vendit. Kjo klikë e mallkueme ti shkeli këto rivendikime të drejta dhe njerëzore; por të jeni të bindur se kjo është e përkohshme.

Mehmet Shehu me shokët e tij gjakëpirësa nuk e kanë të gjatë.Çdo gja këputet prej së hollit-thotë një fjalë e urtë e popullit t’onë përveç zullumit që këputet prej së trashit.Këta që ti grabitën të drejtat,si komb,si shoqëri e qytetnim,nën urdhërat e të huajve, së shpejti do të zhduken me turpë nga kjo botë me mallkimin e përjetshëm të popullit.

Të dashur motra dhe vëllezër, ju e dini se me sa stoicizëm kombi shqiptar e përballon padrejtësinë e ndarjes së tokës arbërore në dy pjesë.Ju e dini se si po vuan zaptuesit dhe pushteti gjakatar i instaluar nga të huajtë në Shqipëri dhe me ç’therorësi po e përballon këte akt të fundit të dramës kombëtare që po ju torturon. Kjo është një garanci e madhe për çdo shqiptar, se me vuajtje dhe sakrifica ka lindur Shqipëria, se me përpjekje titanike mund të rimkëmbet ajo dhe se vetëm me vuajtje dhe sakrifica arrihet të jetësohet ideali i çdo shqiptari për bashkim kombëtar.

Qëndrimi i juaj përbuzës, kryengritës para krimeve që po bënë qeveria komuniste e Tiranës, vepër e ca njerzëve gjakatar, nuk është rast i izoluem dhe i pa shpresë. Edhe përtej gardhit, nga Kosova e robnueme mësuesi dhe ideologu i deridjeshëm i komunistave shqiptar, famkeqi Dushan Mugosha, i cili punon pa pra për të na ndarrë dhe përqarë përmes indoktrinimit me ideologjin pansllaviste,sot si armik i Stalinit, pra edhe i klyshëve të tij si Mehmet Shehu etj.Nga kuvendi i Prizrenit serish kërkonë të vazhdohet në rrugën e trasuar të vëllavrasjes dhe tradhëtisë kombëtare për të cilën stërviti Mehmetat me shokë.Por kotë e ka, sepse manovrave të tij kudo në tokën arbrore u ka dalë boja dhe reçetat e t’ia, qofshin edhe komuniste anti-kominformiste, nuk pijnë ujë më.Dushanit dhe ideologëve tjerë të pansllavizmit duhet ti thuhet troqë,nëse ju ditët ta shkëpusni vendin t’uaj prej qerres imperia- liste ruse të Moskes, të jeni të bindur se populli Shqiptar si çdoherë do të dijë të shkëputet nga pushtuesi me forca vetanake, pa ndërhyrje të tjerëve.

Ne si popull duam që me të gjithë botën e në veçanti me fqinjët tanë të jetojmë në relata miqësore, pa ndërhyrje reciproke në punët e brendshme, por kursesi jo duke falur toka Shqiptare dhe duke i robnuar vëllezërit t’onë. Ne,vëllezër e motra,duhet të jemi të ndërgjegjshëm për detyra që na presin.Ne poashtu duhet të jemi mirënjohës për veprën kolosale që demokracitë perendimore kanë ndërmarr kudo për të dezinfektuar botën nga ideologjia mashtruese dhe nga krimet që kudo vazhdon të bëjë komunizmi pansllavist sot.

Le të forcohemi pra e ti bashkojmë zemrat dhe forcat tona, dhe duke drejtuar mendjen nga zoti, të kemi besim se me ndihmen e pakursyer të shteteve të mëdhe perendimore Shqipëria do ta fitoj lirin dhe pavarësinë për të gjithë bijtë e vet, për të gjithë trevat arbërore si unike dhe të pandara.

Lini një Përgjigje

Figurat kombëtare të mbrohen me ligj

Kush ishte Dan Kartalli që ia fali jetën Fadil Hoxhës?