in

Tigri prej letre EU, me kërcënime të vazhdueshme ndaj Kosovës

Sherif Ramabaja

EU, apo siç vlerësohet me të drejtë „Tigri prej letre”, me decenie ndodhet në një krizë të thellë nga shkaku se nuk ka arritur asnjëherë të reformohej. Interesat e ngushta për dominim e thellojnë krizën e saj edhe më shumë. Anglia nuk doli rastësisht nga EU, (që ishte edhe dëshira e Rusisë), po kur e vërejti se reformimi i saj pothuajse është i pamundur, u largua.

Sot po ashtu EU nuk është në gjendje të vendosë për ndonjë ndërmarrje kapitale, sepse gjithnjë del dikush që e bllokon veprimin e saj, siç është Orbani i Hungarisë i cili për një kohë të gjatë e bllokonte ndihmën financiare që lidhej me armatimin e Ukrainës etj. Sapo erdhi në pushtet Kërcënime të ngjashme   bënte edhe kryeministri i Çekisë Fico, ndaj të cilin këto ditë u bë atentat për politikën e tij anti Ukrainë dhe pro ruse.

E vetmja veprimtari e „Suksesshme” me të cilën mund të krenohet EU, janë vënja e sanksioneve ndaj shteteve apo personaliteteve të caktuar, në mënyrë që të ndikojnë në ta në pranimin kushtet e saj. Kur është në pyetje vënja e sanksioneve kjo funksionon shumë shpejt, por për largimin e tyre është një punë e Sizifit, sepse në pyetje vjen burokracia tepër e madhe e perëndimit dhe  pëlqimi i 27 shteteve të tyre, që është shumë vështirë të vijnë me një qëndrim të përbashkët.

Se sa është e „Bashkuar” EU po vërehet edhe kohët e fundit, kur premtimeve në armatosjen e Ukrainës nuk po ju përmbahet, kur dihet që në Ukrainë po mbrohet Evropa. Apo me fillimin e agresionit rus ndaj Ukrainës Gjermania si një nga shtetet më të fuqishme evropiane, i kishte dërguar Ukrainës si ndihmë ushtarake 5.000 helmeta, që ishte një veprim qesharak.

Apo sot kur Ukraina po ballafaqohet me sulmet më të fuqishme ruse, kancelari gjerman Scholz refuzon që ta furnizoj Ukrainën me raketat shumë të kërkuara Taurus, apo me sisteme të fortifikuara kundërajrore.

Si shembull kontra – produktiv  janë edhe deklaratat bombastike të herë pas herëshme të Macronit mbi NATON, apo së fundi edhe mbi dërgimin e trupave në Ukrainë, që askush si merr seriozisht.

Mjafton që si shembull ta marrim edhe Kosovën e cila është rreshtuar me perëndimin si në rastin e konfliktit Ukrainë – Rusi, reformat pro perëndimore  etj. kurse në realitet Kosova po sakrifikohet ( edhe me sanksione) me të vetmin qëllim që mos po arrijnë ta largojnë Serbinë nga Rusia.

Po para ca javësh, autokrati Vuçiq e emëroi qeverinë pro ruse, pasta në vizitë e priti kryetarin kinez Xi të cilit ia përsëritë refrenin se Tajvani është Kinë, kurse Kosovën me njerëzit e tij pro rus e kërcënon çdo ditë se do ta pret vetëm moment e përshtatshëm global, që ta ripushtoj sërish Kosovën.

Këto që thotë Vuçiq nuk i interpreton as EU, as SHBA, as perëndimi, thuaja se nuk kanë dëgjuar asgjë, por Kosovës ia përsërisin çdo ditë se duhet ta formoi pa humbur kohë Asociacionin.

Me këtë absurditet EU, perëndimi, e për fat të keq edhe SHBA, tërësisht e kanë të qartë se nuk po kërkojnë zgjidhje përfundimtare të një konflikti shekullor, por po insistojnë në bosnjëzimin e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Falsifikuan botimet e veprave të Kadaresë, ndalohet pronarja e “Librit Universitar” në Tiranë

Bekim Fehmiu-Ibrahim Rugova si i kemi njohur