in

Thuaj jo TYXHARIT, mbroje MITROVICËN !

Nexhat Haziri

Është e trishtë që një qytet si Mitrovica me një histori të lavdishme historike, politike e kulturore të udhëhiqet nga një tyxhar si Agim Bahtiri. Paramendoni qytetin e rok muzikës dhe zërin kumbues të Haki Misinit me këngen “ Moj e mira te pojata, hije t’paskan flokt’ e gjata”, e tani një idiot si Agim Bahtiri, po dëshiron qe mitrovicaseve t’ua vëj ferexhet si në Kandahar.Sa pikëlluese që unë dikur e kam përkrahur këtë magar  për kryetar të MitrovicësËshtë e pakuptueshme se si qytetarët e Mitrovicës që gjithmon janë shquar për një qytetari në funksion të traditës dhe kulturës kombëtare dhe perendimore, po pranojnë aq lehtë të nepërkëmben nga soji i një tyxhari.

Shkarkimi i drejtorit të Arsimit, Ismet Ferizi, nga ana kryetarit Bahtiri, për shkak të kundërshtimit për t’mos lejuar bartjen e  shamisë në shkollat publike, do të duhej të përbënte alarmin e fundit për qytetarët e Mitrovicës, në mbrojtje të qytetit të tyre, historinë, traditën dhe kulturën kombëtare e perendimore, për cka janë shquar më parë mitrovicasit.Andaj thuaj jo TYXHARIT, mbroje MITROVICËN ! (n.h)

Lini një Përgjigje

Fjalimi i plotë i Osmanit në “Bërdo-Brijun”: BE-ja s’e mbajti premtimin ndaj nesh

Detaje të reja nga kapja e 400 kg kokainë në Kosovë