in

Theret me thikë një person në Prishtinë

Pak minuta më parë ka ndodhur një therrje me thikë në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Ilir Konushevci” , bazuar në të dhënat fillestare nga arma e ftohtë thikë është plagosur një person.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se policia aktualisht janë duke punuar në arrestimin e dy personave të dyshuar të cilët janë identifikuar si të përfshirë në rast.

Sot rreth orës 21 :30, kemi marrë informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë thikë është plagosur një person. Ai është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, aktualisht janë duke punuar në arrestimin e dy personave të dyshuar të cilët janë identifikuar si të përfshirë në rast”, ka thënë Ahmeti.

Lini një Përgjigje

Dy fjalë për Adnan Merovcin, po të ishte gjallë Ibrahim Rugova kish me t’thanë: Hiqju shkrimit Merovc

Nagavci: Nuk kërkojmë orë shtesë nga mësimdhënësit