in

“Thaçi po bën përpjekje për zhbërjen e Gjykatës Speciale”

Sipas kësaj Prokurorie, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po bën përpjekje të pareshtura për t’i zhbërë

Dhomat e Specializuara ose siç njihet te ne Gjykata Speciale.

Ky institucion ndërkombëtar që funksionon në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, por që selinë e ka në Hagë, është shumë i shqetësuar për faktin se siç thotë Prokuroria, z. Thaçi është objekt i një aktakuze që lidhet me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Prandaj ka intenca që në bazë të propozimeve të Thaçit, sipas Prokurorisë, të ndodhin disa propozime, e më kryesorja është se i ka kaluar afati Speciales.

Në mbrojtje të Thaçit ka dalë sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, i cili ka shkruar në Fejsbuk se jo Thaçi, por Gjykata    Speciale e ka zhbërë veten pa ngritur aktakuza.

Kuvendi i Kosovës e pati miratuar themelimin e Dhomave të Specializuara, më 3 gusht 2015, me votat e 82 deputetëve, 5 ishin kundër, ndërsa një abstenoi.

 

Lini një Përgjigje

Adoleshenti me origjinë çeçene, nuk e njihte viktimën

Hilja serbe për themelimin e Asociacionit