in

Terror në avion, 11 të plagosur nga turbulencat 'e çuditshme'

Gati një duzinë pasagjerë janë shtruar në spital pas turbulencave ‘të frikshme’ në ajër që detyruan një aeroplan i cili udhëtonte nga Barbados në Mançester të devijonte më pak se tre orë pas nisjes.

225 pasagjerët dhe 13 anëtarët e ekuipazhit në bordin e aeroplanit me qira që u shërben pasagjerëve në një lundrim P&O, prisnin të ktheheshin në shtëpi për Krishtlindje , pasi u nisën nga Barbados pak para mesnatës së 23 dhjetorit.

Por dy orë e gjysmë pasi Maleth Aero Flight 1975 ishte nisur nga Barbados, Airbus A300-200 përjetoi ‘turbulenca të rënda në ajër.

Aeroplani u devijua për në Bermuda dhe pasagjerët u detyruan të kalonin natën e Krishtlindjeve, larg familjeve të tyre.

11 pasagjerët u dërguan në spital. Për momentin nuk dihet gjendja  e tyre.

Lini një Përgjigje

Një varr për katër të pushkatuarit e revoltës së Spaçit

Me Kadare në fyt