Bosnje dhe Hercegovina është ‘shkundur’ nga një tërmet me magnitudë 5.4 i shkallës Righter. Sipas të dhënave epiqendra e tërmetit ishte 17 km nga Zenica, me thellësi 9 km.
Shumë qytetarë kanë raportuar se janë ndjerë lëkundje të forta të tërmetit. Ndërkohë, deri në këto momente nuk ka të dhëna për dëme.